WhatsApp pritet të sjellë 5 ndryshime të reja

Së fundmi drejtuesit e WhatsApp janë duke punuar për të sjellë 5 ndryshime të rëndësishme në aplikacion dhe këto tashmë janë në fazë testimi.
Aplikacioni ka nisur testimet e ndryshimeve të rëndësishme në versionin e tij Beta dhe ato mund të aktivizohen në një periudhë jo të largët.
Ja çfarë po vjen:
1. Një veçori e re që ju lejon të krijoni lidhje për t’u bashkuar me telefonatat.
2. Aftësia për t’u fshehur kur jeni në linjë në WhatsApp.
3. Një veçori që ju lejon të krijoni dhe ndani sondazhe në bisedat në grup.
4. Një modalitet i ri i kamerës për të regjistruar lehtësisht video.
5. Aftësia për të ruajtur mesazhet që zhduken si mesazhe të mbajtura.
Së fundmi rikujtojmë se WhatsApp do të mundësojë shpërndarjen e mesazheve zanore si përditësim i statusit. Në këtë mënyrë, mund të ndani mesazhe të shkurtra zanore me kontaktet tuaja. Nëse më parë përdornit opsionin “Screen recording” në celular për të ndarë një mesazh zanor, tani do jetë më e thjeshtë. WaBetaInfo, të cilët testojnë opsione të reja në aplikacion, thanë se kjo risi është në versionin beta të tij, në pajisjet Android./ Top Albania Radio

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...