Si përvit edhe në tetorin e 2022 Klubi i Krijuesve Jonianë mblodhi në Sarandë në një tubim poetik krijues të shumtë nga Shqipëria, Ballkani, Italia, Gjermania e Kanadaja. Veprimtaria u zhvillua në mjedise të Qytetit përgjatë datave 30 shtator e 1 – 2 tetor.
Synimi i kësaj ngjarje artistike është promovimi i vlerave poetike të krijuesve të Shoqatës në vende të ndryshëm të botës si dhe marrja e përvetësimi i vlerave bashkëkohore të miqve të ftuar. Kështu siç thuhet, bëhrt shkëmbimi i “trastave të Ezopit” mes krijuesve pjesëmarrës.
Pasditja e 30 shtatorit u kthye në një festë botimesh e vargjesh për faktin se poetët shkëmbenin mes tyre përvoja e praktika vargjesh, ritmesh, stilesh e shkollash bashkëkohëse.
Para fillimit të aktivitetit pjesëmarrësve u ishte shpërndarë botimi “NUK JAM BARDI YT,O DET” antologji poetike me vargje të autorëve të ftuar si dhe të anëtarëve të Klubit Jonian. Për përgatitjen e kësaj Antologjie punoi gjatë dhe me përkushtim poeti e njëherësh sekretari i Shoqatës Krijuese Dashamir Malo. Veprimtaria u çel në orën 19 të datës 30 shtator në mjediset e Hotelit REAL që ndodhet në qendër të Sarandës.
Fjala hyrëse e Triremës XVI – 2022 u mbajt nga kryetari i Klubit të Krijuesve Jonianë, shkrimtari Pajtim Çaushi. Pas fjalëve mirëseardhëse ai bëri një paraqitje të shkurtër për përmbsjtjen tematike të këtij edicioni si dhe shprehu falënferim për insticionin e Bashkisë për mundësimin financiar që i bëhet këtij aktiviteti çdo vit nga pushteti vendor. Njëherësh u shprehu mirënjohje të ardhurve, të cilët iu përgjigjën ftesës për pjesmarrje fizike në këtë event poetik.
Zoti Çaushi u solli në kujtesë të pranishmëve respekt dhe mirënjohje për mosqënien fizike të poetit simbol të Sarandës, të ndjerin AGIM MATO dhe përcolli përmes vargjeve të Agimit urimin për mbarësi të veprimtarisë së Triremës. Njëherësh theksoi se Agim Mato ka qënë një ndër themeluesit e Klubit të Krijuesve Jonianë dhe për disa vite edhe drejtues i tij. Pas fjalës së kryetarit të Klubit u deklamuan vargje nga vetë të ftuarit si dhe nga poetja Merita Paparisto, që ishte njëherësh edhe prezantuese në shqip dhe anglisht e pjesëve të paraqitura, aktori Vangjel Agora e të tjerë. Në ditën e dytë rreth orës 10 të së shtunës pjesëmarrësit u pritën në një takim të ngrohtë dhe inkurajues nga kryetari i Bashkisë së Sarandës, zoti Adrian Gurma.
Pas takimit me zotin Gurma në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak u zhvillua një sesion studimoro – letrar kujtim të jetës dhe veprës së poetit kombëtar të shqiptarëve NAIM FRASHWRI.
U referuan tri kumtesa:
1. Portreti i Poetit të Kombit dhe vlerësimi i poezisë së tij përgjatë shekullit XX nga Pajtim Çaushi.
2.Panteizmi që shpreh poezia filozofike e Naim Frashërit nga doktor Irena Gjoni
3.Iluminizmi në poezinë atdhetare të Naim Frashërit nga doktor Bardhyl Maliqi.
Në mbrëmje u shpërndanë çertifikatat e mirënjohjes për pjesëmarrësit.
Kronka e treditëshit përfundoi në orën 10 të datës 2 tetor, kur mikeshat dhe miqtë poetë u përcollën me ngrohtësi, dashuri dhe mall.