Vrasja e Carolinës në Greqi, publikohet video e bërë nga Babis para vrasjes

- Advertisement -

Së fundmi në mediat greke është publikuar një video e realizuar nga Babis Anagnostopoulos me gruan e tij vetëm pak muaj para se ta vriste gruan e tij Caroline brenda shtëpisë së tyre në  Glyka Nera.

Nga pamjet shihet Babis Anagnostopoulos duke tërhequr me celular gruan e tij Caroline, kur asgjë nuk parashikonte se çfarë do të pasonte.

Ndërkohë të hënën e ardhshme pritet që në prokurori të shkojë avokati i pilotit bashkë me botuesin e një gazete të njohur, i cili deklaron se Babis Anagnostopoulos nuk është vrasësi i Caroline.

“Sot do të takohem me botuesin që pretendon se ka informacione që do të rrëzojnë, siç thotë ai, rastin e klientit tim. Botuesi më njoftoi se ka marrë një thirrje nga prokurori për të paraqitur të hënën të dhënat që thotë se ka në dispozicion. Unë do të jem i pranishëm në të gjithë procesin”, ka thënë avokati./sarandalife.al/

 

 

 

 

 

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...