Vendimet e qeverisë, Manastirliu: Miratohet ngritja e Komisionit për ‘Fëmijët në përkujdesje të Republikës’ dhe shtrirja e reformës së aftësisë së kufizuar

- Advertisement -

Fëmijët në përkujdesje të Republikës do të mbështeten me pagën e plotë të prindit që ka humbur jetën në detyrë.

Pas miratimit të ligjit për mbështetjen e tyre, qeveria miratoi sot vendimin për ngritjen e një komisioni të posaçëm që do të miratojë kërkesat për përfitimin e statusit të ‘Fëmijëve në përkujdesje të Republikës.
Duke bërë me dije vendimin e fundit të qeverisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se ky komision konstituohet javën që vjen.
“Komisioni i Posaçëm ngrihet në funksion të ligjit të ri të miratuar për ‘Fëmijët në Përkujdesje të Republikës’, për ta jetësuar këtë ligj. Ky Komision Qendror i përbërë nga përfaqësues të ministrive dhe organizata që mbrojnë të drejtat e fëmijëve, do të fillojë punën menjëherë në zbatim të këtij ligji. Eshtë një ligj që mbështet fëmijët në shumë dimensione, në paketën e plotë të ndihmës financiare, me pagën maksimale të prindit që ka humbur jetën në krye të detyrës duke u vetësakrifikaur, duke i siguruar fëmijës mbështetje sociale, në arsimim dhe përkujdes në të gjithë aspektet”, deklaroi Manastirliu.

Fëmijët në Përkujdesje të Republikës’ do të përfitojnë: Pagën e plotë mujore e prindit për fëmijën e vetëm; 140% e pagës kur prindi ka lënë pas dy fëmijë; 150% e pagës kur fëmijët jetimë janë tre; 160% e pagës së prindit kur në familje janë katër fëmijë që kanë humbur prindin, e me radhë. Përveç trajtimit financiar, këta fëmijë do të kenë mbështetje për edukim e arsimim, punësim, mbrojtje sociale dhe në shërbimin shëndetësor publik e privat. Do të garantohet plotësisht shërbimi shëndetësor falas jo vetëm në strukturat publike, por edhe në strukturat private apo dhe jashtë vendit, kur të jetë e nevojshme.Fëmijët në përkujdesje të Republikës do të përfitojnë gjithashtu bursën për ndjekjen e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike dhe tekste shkollore falas.
Ministrja Manastirliu bëri gjithashtu me dije një vendim tjetër të qeverisë për përmirësimin e sistemit aktual të vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara.
“Pas pilotimit të reformës prej disa vitesh, për një vlerësim bio-psiko-social për personat me aftësi të kufizuara, sipas standarteve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të klasifikimit të sëmundjeve, tashmë ne do ta shtrijmë këtë reformë në të 12 qarqet. Ky vendim i ri bën të mundur që të krijohen komisionet e vlerësimit për çdo qark, duke afruar shërbimet për qytetarët me komisione multidisiplinare të përbëra nga mjekë, punonjës social, nëpërmjet një procedure të re të një vlerësimi jo vetëm mjekësor, por edhe të aspekteve sociale dhe aspekteve të tjera që prekin këto kategori që kanë nevojë të marrin shërbime nga shteti”, tha Manastirliu.
Aktualisht reforma e vlerësimit të ri të aftësisë së kufizuar është e shtrirë në tre qarqe dhe pritet të shtrihet në të gjithë vendin.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...