Arrestohet vrasësi i 19-vjeçarit Alkis Kampanos – Ai është një 23-vjeçar shqiptar

- Advertisement -

Është arrestuar pak kohë më parë vrasësi i dyshuar i 19-vjeçarit Alkis Kampanos, i cili mbeti i vdekur nga goditjet qorre në të gjithë trupin me mjete prerëse. Sipas mediave greke vrasësi i dyshuar i Alkis Kampanos është një 23 vjeçar me origjinë shqiptare me banim në Selanik me leje qëndrimi të përkohshme në Greqi. Arrestimi i vrasësit të dyshuar të Alkis Kampanos, pas një akti tmerri që ka tronditur gjithë Greqinë, ndodhi në një moment kur familja e 19-vjeçarit fatkeq i jepte lamtumirën e fundit studentit. Varrimi i Alkisit u bë mesditën e së mërkurës në Veri.

Autori, sipas informacioneve, mësohet se është pronar i njërës prej dy makinave në të cilat hipnin autorët e ngjarjes së përgjakshme . 23-vjeçari është sjellë në Komisariatin e Selanikut mbrëmjen e djeshme. Ai pritet të dërgohet nesër, e enjte, në Prokurorinë e Gjykatës Penale të Selanikut.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos , në një postim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka kontaktuar me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis , të cilit i ka bërë të ditur se autori i vrasjes brutale është arrestuar pranë stadiumit Charilaou në Aris të Selanikut. . Policia greke në këtë rast po kryen detyrën e saj”, tha Takis Theodorikakos.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...