Në inboxin e medias sarandalife.al ka mbërritur një mesazh i cili shprehet:
“Pershendetje sarandalife, shikoni cfare vandalizëm ka ndodhur me koshat ne bulevard. Keto foto te mengjesit i kam bere vete. Dua te denoncoj nje akt te pashembullt jo qytetarie, te ndodhur mengjesin e sotem.I kerkoj te gjithe lokaleve qe ndodhen afer ketyre koshave te hapin kamerat e te nxjerrin nje me nje te gjithe ata qe e kane shemtuar bulevardin, kane shkaterruar pronen publike.Ju faleminderit.”
Pamje të tilla janë shqetësuese për çdo qytetar apo vizitor të qytetit tonë, por kërkesa e këtij qytetari nuk është vetëm denoncimi i këtij akti vandal, por ai kërkon gjithashtu ndihmën e bizneseve pranë bulevardit për t’iu “çjerrë” maskën personave që e kanë dëmtuar këtë pronë publike.
/sarandalife.al/

