Arrestohet ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka

- Advertisement -

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është vënë në pranga këtë të martë pas urdhrit të lëshuar nga SPAK.

Koka, ka qenë deputet i LSI, u shkëput nga kjo parti kur dorëzoi mandatet dhe ju bashkua Partisë Socialiste. Ish-ministri akuzohet nga opozita si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Mësohet se ky i fundit është arrestuar në lidhje me akuzat ndaj tij për dosjen e inceneratorëve.
Koka ka qenë për 4 vite ministër i Mjedisit, përiudhë gjatë të cilës u dhanë edhe disa licensa për hapjen e inceneratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan.
Koka akuzohet për “shpërdorim detyre”; “pastrim parash” dhe “korrupsion”.
Krahas Kokës ka edhe disa persona të tjerë të arrestuar për të njëjtat akuza.
Pak muaj më parë PD paditi Lefter Kokën në lidhje me vendimet e dhëna që çuan në hapjen e inceneratorëve. Në padi, demokratët theksuan se Koka kishte shkelur procedurat nëpërmjet lejimit të dhënies së lejeve mjedisore për inceneratorët. Krahas PD-së, në SPAK ishte dërguar një padi edhe nga LSI me të njëjtën objekt për Kokën.
Ish-ministri i ka mohuar vazhdimisht akuzat ndaj tij duke theksuar se bëhen për qëllime të pastra politike, megjithatë tashmë i përket SPAK-ut që të vërtetojë akuzat në GJKKO kur të kërkojë masën e sigurisë për Kokën.
Lefter Koka ishte ministër i LSI-së kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit, por më pas rrugët e tij me partinë u ndanë duke kaluar në krahun e socialistëve.
Pas prishjes së koalicionit PS-LSI, ai rifitoi mandatin e deputetit me siglën e socialistëve. Por, çuditërisht, Koka dha dorëheqjen nga mandati.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...