Ulen me 25% çmimet e sigurimit për makinat, lajmi i mirë pritet që të zgjasë deri…

- Advertisement -

Çmimet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve kanë pësuar një rënie të ndjeshme në ditët e fundit. Sipas një vrojtimi të kryer nga Monitor pranë agjentëve të shitjes ditën e hënë, polica e sigurimit të detyrueshëm për një automjet me cilindratë mesatare, rreth 2000 ç dhe vjetërsi mbi 10 vjet (kategori që përbën shumicën e automjeteve në përdorim), mund të blihej me rreth 14,000 mijë lekë. Ky çmim është rreth 25% më i ulët se primi zyrtar i sigurimit i shkruar në policë, ndërsa më parë ulja maksimale kundrejt çmimit të policës mund të arrinte deri në 15%.

Të pyetur nga Monitor, drejtues të kompanive nuk kanë pranuar të komentojnë mbi arsyet pse sigurimet e mjeteve po shiten më lirë. Megjithatë, burime nga tregu shprehen se kjo situatë është e përkohshme dhe shumë shpejt çmimet do të kthehen në nivelet e mëparshme.

Muajin e kaluar, Bordi i AMF miratoi rregulloren “Për komisionet e ndërmjetësimit”, që parashikon se prej 1 janarit 2022, shoqëritë e sigurimit të jo-jetës, nuk mund të aplikojnë komisione ndërmjetësimi më të lartë se 20% e primit të shkruar bruto. Ndërkohë, duke filluar nga 1 janari 2023, komisioni tavan do të ulet në 18% të primit të shkruar bruto. Vendosja e niveleve tavan të komisioneve synon të rrisë eficiencën e shpenzimeve të kompanive të sigurimit të jo-jetës. Nivelet e propozuara të komisioneve maksimale janë ndjeshëm më të ulët se ato ekzistuese. Mbështetur në të dhënat e Raportit të Mbikëqyrjes së AMF-së, për vitin e kaluar raporti i shpenzimeve të marrjes në sigurim për produktin MTPL (sigurimi i detyrueshëm i mjeteve për përgjegjësitë ndaj palëve të treta) ishte mesatarisht 35.2% në nivel tregu. Në pjesën dërrmuese, këto shpenzime janë komisione që shkojnë për agjentët.

Në mungesë të shpjegimeve zyrtare nga kompanitë, ulja e çmimeve të policave TPL menjëherë pas miratimit të rregullores së re nga AMF mund të interpretohet si një përpjekje e kompanive të veçanta për të shfrytëzuar periudhën deri në hyrje në fuqi të tavanit të komisioneve (1 janar 2022) për të fituar pjesë tregu. /Monitor/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...