U arratisën në mënyrë spektakolare nga burgu gjykata greke dënon tre shqiptarët. Vijojnë kërkimet për emigrantin tjetër

- Advertisement -

Gjykata e Hanias ne Greqi ka dënuar mbrëmë vone pas një seance të gjate, tre shqiptaret e arratisur dy dite me pare nga paraburgimi.
Gjykata dënoi me 42 muaj burgim 29-vjecarin Maeto Barjami nga Mollasi i Kolonjes dhe me nga 34 muaj burgim Bledar Frrokun, 34-vjec nga Shen Kolli, Lezhe dhe Ardian Meten, 32-vjec nga Grabjani, Divjake.
Ndërkohe vazhdon të mbetet në kërkim 43-vjecari Olis Prifti, lindur ne Lushnje e banues ne Dropull, Gjirokastër. Bashke me te vazhdon te jete i lire edhe i arratisuri i peste, një shtetas pakistanez i dënuar për vrasje.

Katër shqiptarët dhe pakistanezi u arratisen te hënën ne orët e para të mëngjesit nga paraburgimi Hanias ku ndodheshin ne pritje te transferimit për ne një burg rural të po te njëjtit qytet.
Olis Prifti eshte i denuar me burgim te përjetshëm për “pjesëmarrje ne organizate kriminale”, “grabitje”, “grabitje me pasoje vdekjen”, “vjedhje”, “armembajtje pa leje”, “perdorim arme”.
Mateo Barjami është i dënuar me 20 vjet burg për “trafik droge”, Bledar Frroku me 12 vjet e 6 muaj per “trafik droge” dhe Ardian Meta me 24 vjet per “grabitje”.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...