Intervistë nga avioni/ Rama: Aeroporti i Vlorës më i madh se i Rinasit! Ja ku do të jetë projekti i ardhshëm

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama shprehet se aeroporti i Vlorës i cili është në ndërtim e sipër, do të jetë më i madh se ai i Rinasit.
Kreu i qeverisë është shfaqur në një intervistë ndryshe për emisionin “Opinion”. Teksa fluturonte me avion,
Rama thotë se projekti i Vlorës ka një afat 3-vjeçar për të përfunduar punimet.
Për aeroportin e Sarandës, Rama tha se ai do të jetë vetëm sezonal, duke theksuar se jugu i vendi është një ndër destinacionet e rëndësishme të turistëve.
“Areoporti i Kukësit krijon premisa për një zhvillim të rëndësishëm ekonomik në të gjithë zonën. Ndërkohë që Vlora është në kantier. Vlora e ka afatin e vet për 36 muaj ne do mundohemi të jetë pak më përpara, në mënyrë që brenda këtij mandati ne të fillojmë operimin. Vlora do jetë baza e Air Albania. Projekt tjetër është Saranda, aeroporti ka tjetër natyrë sepse është vetëm sezonal. Vlora do jetë gjatë gjithë vitit dhe do të jetë më i madh dhe se ai i Tiranës se përfshihet edhe kargo. Më i madh dhe si pistë”,-tha Rama.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...