Turistja angleze u mbyt në det, i ati do të investojë në Sarandë: Dua t’i përjetësoj emrin

- Advertisement -

SARANDË- Babai i Rebecca Gannon, George ka vendosur që të jetojë në Sarandë e të kërkojë drejtësi për mbytjen e vajzës së tij. Duke folur për mediat, ai ka theksuar se po planifikon që të hapë biznesin e tij në Sarandë si dhe të përjetësoj emrin e vajzës së tij gjithmonë. Për ta bërë këtë gjë ai ka vendosur që të restaurojë një kopsht fëmijësh dhe t’i vendosë emrij e saj.

“Isha duke parë funeralin e mbretëreshës së Anglisë në një stacion televiziv anglez dhe policia trokiti në derën time dhe tha se vajza ime ka vdekur në Shqipëri. Do jem këtu për Krishtlindje, sepse vajza ime dha frymën e fundit këtu dhe unë do të jem këtu për atë. Po planifikoj të jetoj këtu, të krijoj biznesin tim këtu. Ndaj në emër të saj dua ta restauroj këtë kopsht se këtu fëmijët do marrin edukimin bazë dhe do mësojnë të respektojnë njerëzit. Dua ti vë emrin e vajzës, që Beki të jetë e paharruar në këtë vend. Qëllimi im është që emri i vajzës time të kujtohet përgjithmonë në Shqipëri”, tha George.

Si ndodhi ngjarja?

Rreth 3 muaj më parë, 8 të huaj bashkë me 3 shqiptarë ishin në anije. 29-vjeçarja, Rebecca Ganon kishte kryer zhytje për herë të fundit në janar të këtij viti, kurse shtetasit e tjerë të huaj kanë kryer edhe më parë zhytje. E reja ka arritur që të dalë në sipërfaqe të detit dhe ka bërë thirrje për ndihmë. Grupi me të cilin ishte i kanë bërë thirrje që të shtypë butonin e emergjencës, i cili hap jelekun e shpëtimit dhe lëshon bombulën e oksigjenit. Por 29-vjeçarja nuk ka arritur që ta shtypë dot.

I dashuri i 29 vjeçares ka sqaruar se doli në ajër, por varka ka qenë 30 metra larg. Ai ka ecur në ujë gjatë zhytjes kur ka dalë dhe ka kërkuar ndihmë. Ekuipazhi i anijes ka qenë i specializuar dhe përpara se të bëjnë zhytje të gjithë kanë plotësuar një formular që dinë që të kryejnë zhytje. Jashtë e kanë nxjerrë 3 pronarët e anijes specialistë në zhytje.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...