“Trompeta e Ëngjëjve” dhe në Sarandë, nga Kristo Kauri

Shkurrja, Trompeta e engjëjve.
Ka disa vite që në hapësirat e gjelbërta të qytetit tonë, në ato publike dhe sidomos në ato private, në veranda dhe në ballkone, kultivohet një bimë që tërheq vëmendjen dhe interesin tonë.
Le ta njohim më mirë këtë shkurre dekorative, të mirat dhe të fshehtat e saj:
Ajo është brugmansia, ose sic quhet nga kopshtarët që e kultivojnë, Trompeta e engjëjve, ose boritë e engjëjve. Këtë emërtim e mori nga forma e lules, që është një trompetë e vogël, por shumë e bukur.
Emrin shkencor e ka Brugmansia versicolor.
Në shumë vende tropikale e njohin dhe Datura versicolor. Bën pjesë në familjen Solanaceae. Emri i saj Brugmansia e mori për nder të profesorit Xhustino Brugmansi (1763- 1819), i cili e zbuloi në Amerikën e Jugut në fillimet e shekullit të 19-te. Mbiemrin versicolor, e mori se ekzistojnë shumë lloje që prodhojnë lule me ngjyra të ndryshme(Brugmansia aromatike, B. e përgjakshme, B. e artë, B. e bardhë)….
Është një shkurre me origjinë nga Amerika e Jugut, arrin një lartësi 2-5 metra, me gjethëzim dhe lulëzim fantastik, me gjethe të mëdhaja që arijnë deri në 50 cm, me lule në formë të trompetës që arijnë sipas llojit nga 15-25 cm. Futet në dhjetë bimët që cmohet për lulet e mëdha që krijon.
Lulet e saj janë të varura dhe në sfondin e gjelbërt të gjetheve japin një efekt magjik. Në kushtet e mira dhe me përkujdesje, lulëzimi është i harlisur. Lulëzimi fillon në korrik deri në dhjetor. Lulet kanë ngjyra befasuese të kuqe,
të bardha, rozë, move, të verdha. Kjo veçori na krijon privilegjin që të zgjedhim bimën që dëshirojmë dhe ngjyrën që shkon në shijet dhe kopshtin tonë.
Kushtet klimatiko-tokësore që kerkon: Parapëlqen vende me klimë tropikale, klima mesdhetare, të ngrohta, me dimra të butë dhe me lagështi. Nuk i pëlqejnë vendet e rrahura shumë nga rrezet e diellit dhe erërat e forta. Preferon vendet gjysëm hijedashëse. Në vendet me shumë diell dhe shumë hije nuk lulëzon, se bima vuan dhe shokohet . Nuk i duron temperaturat e ulëta . Më poshtë se dy gradë celsius në dimër, ajo pëson dëmtime serioze në funksionet jetësore të saj dhe shkon deri në tharje.
Parapëlqen mbjelljen në natyrë, në kopshte, me toka pjellore, të lehta, të drenazhuara dhe me lagështi, por mund të mbillet dhe në veranda dhe ballkone, në vazo të mëdha, me dhe të pasur dhe në kundrejtime perëndimore dhe lindore.
Shërbimet që kërkon:
Nuk kërkon shërbime të shumta, por kujdes duhet të tregojmë në ujitje.
Në pranverë e ujisim një herë në tre ditë dhe në verë gati cdo ditë. Kërkon dhe ushqim, plehërim të pasur në pranverë dhe vjeshtë. Në pranverë bëjmë dhe krasitje të lehta, për të ruajtur formë të qëndrueshme dhe krasitje të rënda kur duam të rinovojmë bimët e plakura. Spërkasim me gur-kali, insekticide, për profilaksi nga sëmundjet e ndryshme.
Shumëzimi:
Shumëzohet me farë dhe lastarë. Me lastarë të rinj bëhet në fillimet e pranverës- verës , ndërsa me lastarë të drunjëzuar bëhet në stinën e vjeshtës. Lastarët mund të rrënjëzojnë dhe në enë me ujë.
Cfarë fsheh kjo bimë që duhet ta njohim të gjithë:
Konsiderohet nga bimët më të helmëta në botë. Përmban substanca shumë toksike në lule, frut, gjethe, levore. Sipas studjuesve të Kopshtit Botanik në SHBA, ka sasira të mëdha scopolamine, alkaloide, atropinë, shumë toksike, që shkaktojnë, diare, vjellje, paralizë, hipnotizim dhe kur merret në sasira të mëdha shkakton dhe vdekje.
Veprimi i saj helmues njihet që në lashtësi, ku indianet e Kolumbisë u jepnin, një prodhim të përgatitur nga Brugmansia, skllevërve dhe grave te mbretërve të vdekur, që të mos trëmbeshin kur dënoheshin me vdekje.
Në Argjentinë, jo më kot quhet ndryshe dhe “ Bima e djallit”. Bukuria dhe madhështia e luleve, peisazhi magjik që krijon në kopshtet tona kjo bimë, nga ana tjetër fsheh dhe helmin vdekjeprurës për njeriun.
Prandaj kujdes, është një bukuri që po nuk pate kujdes të vret.
Që në programimin e saj kjo bimë ka marrë masat për të mbrojtur veten dhe bukurinë e saj nga qëniet që e dëmtojnë, ose e kafshojnë. Është një bukuri që duhet admiruar vetëm nga larg, pa e prekur atë.
Kujdes, ajo duhet te mbillet ne vende ku femijet nuk kane kontakte fizike me kete bime.
Lulet kanë një erë jo të këndshme, kjo për të tërhequr lakuriqët e natës që ushqehen me to, në këmbim të përhapjes së farave. Nuk rekomandohet mbjellja e saj në ambjente të mbyllura.
Bukuria e luleve, ashtu si bukuria fizike e njerëzve, në shumicën e rasteve, nuk shkon në harmoni me aromën e mirë të lules dhe aromën e shpirtit.
Duhet njohur nga të gjithë kjo rrezikshmëri që fsheh “Bima e djallit” dhe të tregojmë shumë kujdes në komunikimin me të.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...