TI DO TË JETOSH,SA POEZIA,POET ! (Dedikuar poetit AGIM MATO)

- Advertisement -

Sot u mblodhëm të gjithë.., ne poetët.
Ashtu,siç mblidhen në koshere,bletët.
Na mblodhe,gjithë ne poetët Jonianë.
Për ty poeti Agim, recituam,qeshëm, qamë!

Ti ishe mes nesh i qeshur, ashtu si dikur.
S’e di,pse sot të kishte rënë gjithë ai nur!
I heshtur,me atë buzëqeshjen në fytyrë !
Poeti i rubairave, poeti me shpirtin e dlirë!

Sikur ishe gjallë,i ëmbël si krem karamel.
Secilit do t’i thoshje”Ke ardhur o”kriminel”?!
Me këtë shprehje, qemë mësuar një jetë!
Ndaj dhe kur s’na e thoshje,ta thonim vetë !

Agim Mato, shtypshkronjën,se mendoj pa ty.
Ndaj o miku im,ca pika loti,më bien ndër sy.
Këtu,është fryma jote,janë sytë e tu ëndërrues,
Zemra jote e ngrohtë,është shpirti yt krijues!

Sot,je mes nesh,i gjallë siç ishe në jetë,poet.
Dashuria e vargut tënd,e mbush plot një det.
Vargjet e tua, askush s’i lidhi dot me zinxhirë.
Si pëllumat e Paqes,ato fluturuan në hapësirë!

Na mblodhe të gjithë sot Agim,poeti Jonian.
Poezia juaj,është më e madhe se një oqean.
Poetët flasin me vargje dhe kur s’janë gjallë.
Saranda sot sikur thoshte”U shërove o djalë”?

O poeti Agim Mato,i thjeshti, i urti, e i miri njeri.
Muajt do kalojnë shpejt,do vijë Tetori përsëri.
Në qiellin e poezisë, ti do të ndrish si meteor!
Erdha unë miq poetë, do të thuash në cdo Tetor!

Eduard Veli

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...