Thirrja e bashkisë Sarandë për punësim, ja për çfarë bëhet fjalë

- Advertisement -

Bashkia e Sarandës përmes një njoftimi ka bërë publike se ka hapur aplikimet në kuadër të projektit “Para për Punë Publike”.

NJOFTIMI I BASHKISË SARANDË

Bashkia Sarandë njofton zbatimin e projektit “Para për Punë Publike”, me qëllim kryerjen e punëve publike në shërbim të komunitetit.

Ky projekt synon krijimin e një mundësie punësimi në shërbimet publike, specifikisht në shërbimin e menaxhimit të mbetjeve dhe përfshirjes në skemën e pare funksionale të riciklimit në Shqipëri. Kjo përfshirje krijon një mundësi reale punësimi dhe mësimi të aftësive të reja për ju, në ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri dhe Sarandë specifikisht.

Ky angazhim me punë do të zgjasë 3 muaj dhe mbështetet nga Ministria Federale
për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) nëpërmjet GIZ në Shqipëri dhe
zbatohet nga Bashkisë Sarandë.

Nëse jeni të interesuar të punësoheni dhe të jepni kontributin tuaj në shërbim të
komunitetit dhe qytetit tuaj, kundrejt një page mujore, ju lutemi të paraqiteni pranë
Bashkisë Sarandë, Drejtoria e Politikave Sociale dhe Ndihmës Ekonomike, deri më
datën 27.12.2022, duke patur me vete:

– një kopje të kartës së identitetit;

– adresën e banesës;

– numrin e llogarisë bankare

– një numër kontakti.

Preferohen dhe do të avantazhohen persona të papunë të regjistruar dhe të kthyer nga
emigracioni.

Ju mirëpresim!

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...