Tetori – Muaji i Letërsisë në shkollën 9 vjecare të Mesopotamit

- Advertisement -

Në kuadër të tetorit, Muajit të Letërsisë në shkollën 9 vjecare të Mesoptamit kanë nisur veprimtari të ndryshme në qendër të të cilave janë ese, skica, pjesë nga legjenda e tregime,prozë poetike etj.

Përmes këtyre veprimtarive nxënësit do të përforcojnë me tej rëndësinë e të lexuarit në jetën e përditëshme. Për veprimtarinë në kuadër të Muajit të Letërsisë në shkollën e Mesopotamit e shkruan me detaje në statusin e tij në FB, mësuesi i kësaj shkolle, Panajot Boli.

“Ethet” e muajit të letërsisë kanë kohë që “zunë” shkollën e Mesopotamit.Sot ishte aktiviteti i parë. U shpall pas një konkurimi ambicioz “Lexuesi më i mirë i shkollës” në aspektin e aktrimit.Pjesët e lexuara me emocione si ese, skica, pjesë nga legjenda e tregime,prozë poetike, nxorrën në pah mjaft nxënës të talentuar në mënyrën e aktrimit. E veçanta e këtij aktiviteti ishte juria e nxënësve, e cila vlerësoi me nivel cilësor konkuruesit, shokët dhe shoqet e tyre.

Takimi u ndoq me mjaft interes dhe me emocione të forta. Këshilli Artistik i shkollës ka planifikuar edhe dy veprimtari, në kuadër të këtij muaji: takim me dy shkrimtarë dhe konkurimi i fjalës artistike, të cilat do të realizohen në dy javët në vijim. Risia e punës me talentet e reja në këtë shkollë është përgatitja dhe botimi i një almanaku të krijuesve të shkollës deri në përfundim të vitit shkollor me titull “Mirëdita Mesopotam, shkolla ime”.

Që tani ka filluar të dorëzohen pranë Këshillit Artistik krijimet e para të nxënësve me prirrje, ku në vazhdim do të bëhet përzgjedhja, redaktimi dhe botimi. Nxënësit krijues po tregohen entuaziastë për këtë nismë, gjë që do të rritë përvojën e kësaj shkolle për të përgatitur talente në fushën e letërsisë”

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...