EDHE NIKO DERAJ, DJALOSHI BERDENESHAS, QE FITOI ARTET E BUKURA, NUK DO TA BRAKTISE SKENEN E SARANDES

- Advertisement -

Niko Deraj ka mbaruar studimet në gjimnazin “Hasan Tahsini” dhe natyrisht si gjithë bashkëmoshatarët e tij pati përpara rrugën të hapur për studimet e larta. Ai nuk kërkoi shumë degë për të përzgjedhur. Ishte i parapërgatitur më herët se ku do të shkonte. Atë të arteve të bukura. Me plot dëshirë e pasion konkuroi në Akademinë e Arteve dhe fitoi duke u renditur kështu i dyti në Republikë, me një diferencë 6 pikë nga vendi i parë, duke grumbulluar në total 176 pikë të dhëna nga juria. Erdhi deri këtu falë dadhurisë për artin, pasi Nikoja është një djalë i gjallë, plot temperament, me një dëshirë dhe pasion për artin. Për mua thotë ai, rëndësi ka që atë degë që zgjedh për të vazhduar studimet e larta, duhet ta duash dhe të punosh që të arrish rezultate dhe të bëhesh i aftë në jetë. Niko Deraj është nga Berdeneshi, bashkia Sarandë. Fillimet e tij si artist ai i ka që kur ishte fëmijë. Këtë arrritje sot ja dedikon babait të vet dhe regjisorit Vangjel Agora, që punoi disa vjet me të. Dëshira, vullneti dhe dashuria që ka ky djalosh berdeneshas për artin na nxiti ta bëjmë objekt të intervistës sonë, realizuar nga Vladimir Kodhelaj, ku ai flet bukur për pasionin e tij. Sa bukur është kur të rinj të tillë si Nikoja ndjekin me vullnet pasionin e tyre. Urime Niko !

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...