Sot fitore, si dikur më 2004 me Kampionen e Evropës në futboll.

- Advertisement -

Sot, në orën 20.45 në Air Albania Stadium, zhvillohet ndeshja shumë e rëndësishme, për eleminatoret e Kampionatit Botëror të futbollit ”Katar 2022” ndërmjet ekipit tonē Kombëtar dhe Kombëtares Polake. Për nga renditja në tabelën e klasifikimit, ku Shqipëria renditet e dyta dhe Polonia e treta, ndeshja merr një rendësi të posaçme.

Duke u nisur nga lojērat e bukura dhe rezultatet pozitive të Kombëtares, ku në tre ndeshjet e fundit grumbulloi nēntē pikē, shpresojmē qē djemtë e Reja’s të lumturojnë sot çdo shqiptar.

Askujt nuk e mendonte qē Kombëtarja Greke, kampione e Evropës në vitin 2004, vetëm pak muaj pas përfundimit të Kampoionatit Evropian të Futbollit, të humbiste në Tiranë me ekipin tonē Kombëtar më 4 Shtator 2004 me rezultatin 2-1. Duke fituar ndaj kampionëve të Evropës ishin më se të ligjshme, festimet që u bënë pas ndeshjes kudo nëpër Shqipēri, por edhe në Sarandë.

Sarandalife.al, pēr kënaqësinë tuaj dhe dēshirēn e madhe që të kemi sot edhe njē fitore madhēshtore si ajo me Greqinë, po ju sjell nē kujtesë ato momente historike të paharrueshme të golave të ndeshjes, por edhe festimet në Sarande, ku banorëve të qytetit, ju bashkuan dhe sportdashës nga Delvina, Bamatati, Stjari, Metoqi, Ksamili etj, një festë e vërtetë popullore, nga të gjitha grupmoshtat. Shijojini këto pamje fantastike dhe lumturohuni disa momente.Suksese Kombëtare. Fitore!

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...