Tentoi të vidhte me dhunë klienten e bankës, lirohet pas 10 muajsh Jorgo Kumaraku

- Advertisement -

Jorgo Kumaraku alias Leonard Kumaraku, 45-vjeç, një grabitës serial, ka lënë qelitë e Paraburgimit të Sarandës tre ditë më parë. Gjyqtari Alban Veçani pranoi kërkesën e tij për shuarje të masës së sigurimit “Arrest në burg” pasi kishte kaluar afatin e vuajtjes së dënimit. Konkretisht në 11 janar Gjykata e Sarandës e dënoi atë në total me 1 vit e 4 muaj burg pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar për veprat penale “kanosje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, por duke e shpallur të pafajshëm për “vjedhje me dhunë”. Ai u arrestua në 9 maj të një viti më parë, pas denoncimit të punonjëses së një agjensie sigurimesh në Sarandë. Ajo ishte duke tërhequr para në një bankomat mbi shetitoren e qytetit kur pranë saj u afrua Kumaraku me një thikë në dorë duke i kërkuar para, por që më pas iku pa e realizuar planin e tij, ndoshta duke vënë re praninë e kamerave të sigurisë.
Shkak për lirimin e Kumarakut në 30 mars është bërë fakti që kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se dënimi i caktuar me Vendimin nr. 23-2022-10 datë 11.01.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Jorgo Kumaraku, 45-vjeç është një person me precedentë të penalë,  i dënuar më parë për vjedhje, por dhe për trafik droge. Në vitin 2007 ka grabitur duke kërcënuar me armë lodër punonjësen e kazino “Perla” në Sarandë, ngjarje për të cilën është dënuar me 5 vjet burg.
Në vitin 2008 i është gjetur në qeli një celular, për të cilin ka dhënë deklaratë të rreme sikur e kishte futur në qeli një polic i paraburgimit Sarandë. Ky i fundit u arrestua por u la i lirë pasi u zbulua gënjeshtra e Kumarakut, duke bërë që ky i fundit të dënohej me 6 muaj burg.
Në shtator 2013 me një pistoletë lodër dhunoi dhe grabiti punonjësen e kazino “Admiral” ne Sarandë. Një dite pas ngjarjes së Sarandës, dhunoi dhe grabiti me pistoletë lodër punonjësen e një kazinoje tek Ura e Lumit në Gjirokastër. Kumaraku është përdorues narkotikësh dhe i dënuar në Greqi për “trafik narkotikësh”.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...