Zv/kryeministri Ahmetaj në disa dyqane tregtare për të parë çmimet dhe në Galerinë e Arteve “Art Saranda”( Video)

- Advertisement -

 

Pas vizitës në repartin e pediatrisë në spitalin e Sarandës, zv/kryeministri Arben Ahmetaj, deputetja Anila Denaj së bashku me ta edhe kryebashkiaku Gurma shkuan tek godina e ish maternitetit.Kryebashkiaku Gurma i njohu ata me godinën e ish -maternitetit, sot jashtë funksionit, ku sipas burimeve në këtë godinë do të ngrihet muzeu. Rrugës për në Galerinë e Arteve, “Art Saranda”, Z. Ahmetaj shkoi në disa dyqane tregtare për të parë nga afër  çmimet. Gjatë vizitës në Galerinë e Arteve, ai ka dhënë përshtypje pozitive duke  vlerësuar  për pasurinë që ajo ka, gjithashtu ai shprehu dëshirën për të qënë prezent, kur të çelet ekspozita e Bujar Kapexhiut. Drejtori i Galerisë, Lefter Çeko ka njohur zv/kryeministrin për pikturat e publikuara në galeri që nuk janë punime vetëm të piktorëve nga Saranda, por edhe nga qytete të tjera dhe diaspora.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...