Hyn në fuqi rritja e pagës minimale/ Nga sot rrogat deri në 40 mijë lekë nuk paguajnë tatim, ndryshojnë taksat për pagat e tjera

- Advertisement -

Prej ditës së sotme, paga minimale në vend nuk do të jetë më 30 mijë lekë por do të jetë 32 mijë lekë. Ky vendimi i qeverisë që hyn sot në fuqi, ishte parashikuar të zbatohej prej datës 1 korrik, por si pasojë e çmimeve dhe krizës së nisur prej luftës afati u afrua për në prilli.
Prej ditës së sotme, paga minimale në vend nuk do të jetë më 30 mijë lekë por do të jetë 32 mijë lekë. Ky vendimi i qeverisë që hyn sot në fuqi, ishte parashikuar të zbatohej prej datës 1 korrik por si pasojë e çmimeve dhe krizës së nisur prej luftës afati u afrua për në prilli.
Po ashtu nga kjo e premte ndryshon taksimi progresiv për pagat, ku të gjithë qytetarët që marrin paga deri në 40 mijë lekë nuk do të paguajnë tatim nga 30 mijë lekë që është aktualisht. Ndërsa ata që marrin nga 30-50 mijë lekë do të paguajnë 6.5% tatim, nga 13% që kanë paguar deri tani. Qeveria teksa rishikoi taksën progresive vendosi që për të gjithë qytetarët që marrin 50 mijë lekë në muaj, tatimi nis nga 30 mijë lekë. Pra nëse merr 50 mijë lekë do paguhet 6.5% tatim për 20 mijë lekëshin.
Po ashtu ndryshon tatimi për shtresën e mesme, pasi të gjithë qytetarët që kanë pagë mujore 50 deri në 200 mijë lekë do paguajnë 13%, deri në fund të marsit 2022, tatim 13% paguanin qytetarët që merrnin nga mbi 30-150 mijë lekë, ndërkohë qeveria ka vendosur që pagat mbi 200 mijë lekë të tatohen me 23%, ndryshe nga sa ishte që pagat mbi 150 mijë lekë tatoheshin 23%. Nga dita e sotme do të rriten edhe pensionet.
Ky akt normativ propozon qe te filloje nga 1prilli2022 rritja e pagës dysheme te patatueshme, nga 30 mije leke, qe është aktualisht, ne 40 mije leke ne muaj. Nga ky ndryshim përfitojnë 71,500 qytetare, ne masën totale prej 557 milionë lekesh ne vit. Shu1na e përfitimit është mesatarisht 7 ,800 leke për vit për 9do qytetar. Gjithashtu, nga reduktimi i normës tatimore me 50% për tatimpaguesit me te ardhura nga paga nga 40,001 leke/muaj deri ne 50,000 leke/muaj, përfitojnë rreth 58,000 tatimpagues me një shume përfitimi rreth 11,700 leke mesatarisht për tatimpagues/vit, ose ne total 678 milionë leke/vit për te gjithë tatimpaguesit. Për me tepër, mbështetet e gjithë shtresa e mesme, duke rishikuar fashën e sipërme te tatimit progresiv. Tatimi 23% parashikohet te filloje te aplikohet ne pagat mbi 200,000 leke/muaj, nga 150,000 leke/muaj, qe është aktualisht. Numri i përfituesve nga ky ndryshim është rreth 5.900 tatimpagues dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 23.000 leke për tatimpagues/vit, ne vlerën totale prej 13 5 milionë lekesh ne vit”, thuhet në aktin normativ të ndryshimit të ligjit të tatimit mbi të ardhurat që tanimë ka hyrë në fuqi.
Si ishte tatimi progresiv?
Paga deri 30 mijë lekë 0% tatim
Paga 30,001-150 mijë lekë 13% tatim
Pagat 150,001 lekë 23% tatim

Si bëhet tatimi progresiv?
Paga deri 40 mijë lekë 0% tatim
Pagat 30-50 mijë lekë 6.5% tatim
Pagat 50,001- 200 mijë lekë 13% tatim
Pagat 200,001 lekë 23% tatim

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...