Taksat do të ndryshojnë/ Do ndryshojë tatim-fitimi dhe tatimi mbi të ardhurat personale

- Advertisement -

Qeveria do të rishikojë ligjin për tatimin mbi fitimin dhe atë mbi të ardhurat personale. Këtë e ka bërë me dije ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në mbledhjen e Këshillit të Investimeve sipas të cilës drafti që po punohet në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar do të hidhet së shpejti për konsultim publik.

“Një pjesë e madhe e rekomandimeve që lidhen me këto tema të rëndësishme kanë filluar të vlerësohen pasi, siç e thashë, kanë qenë pjesë e diskutimeve tona të brendshme. Mund të them se ligji për tatimin mbi fitimin dhe të ardhurat personale është duke u riparë. Ne kemi gati një draft i cili është punuar në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe shumë shpejt do ta diskutojmë së brendshmi dhe do të nxjerrim për konsultim publik.”Delina Ibrahimaj. Por, këto nuk do të jenë të vetmet ndërhyrje që do të bëjnë financat, pasi qeveria pritet të rishikojë ndër të tjera edhe disa nga përjashtimet fiskale të bëra ndër vite që nuk kanë dhënë efektet e pritshme. “Një nga problematikat kryesore që biznesi ka pasur përsa i përket legjislacionit fiskal ka qenë ndryshimi i shpeshtë i tij dhe mos konsultimi i disa elementëve. Për këto arsye, gjatë dy viteve të fundit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka punuar për të hartuar një Strategji Afatmesme të të Ardhurave, ku parashikohen një sërë ndërhyrjesh në legjislacionin fiskal, me qëllimin anullimin e atyre përjashtimeve të cilat nuk kanë treguar të jenë efiçente në ndihmën e sektorëve ekonomikë.” Delina Ibrahimaj . Këtë vit pritet të hyjnë në fuqi duke nisur nga korriku një sërë ndryshimesh në taksa e tatime të bëra përmes paketës së re fiskale që prekin si individët ashtu edhe bizneset. /Top Channel/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...