Në kuadër të 79 vjetorit të formimit të Cetës “Camëria”, formacioni i parë luftark në jug

- Advertisement -

Mbrëmjen e së martës tek kodra e lapidarit në Markat, pikërisht tek vendi ku u formua Ceta, drejtues, intelektualë dhe banorë të bashkisë Konispol u mblodhën rreth zjarrit të improvizuar në kuadër të kujtim të atij momenti historik për gjithë krahinën e Camërisë, në 79 vjetorin e formimit të Cetës “Camëria”, formacioni i parë luftark në jug të vendit. Për vite e vite me radhë përvjetorët e formimit të Cetës “Camëria” kanë qenë festime të organizuara enkas nga bashkia. Nisur nga kushtet e kësaj pandemie që ende nuk ka fund bashkia e Konispolit organizoi përkujtimin e 79 vjetorit rreth zjarrit partizan të atyre viteve.


Ceta “Camëria “ ishte formacioni i parë luftarak në Jug të Shqipërisë. Ajo u krijua më 2 shkurt 1943 në fshatin Markat të rrethit të Sarandës dhe ishte bërthama e parë e grupit të katërt partizan të zonës së parë operative Vlorë – Gjirokastër. Fillimisht ishin 36 trima që krijuan cetën. Komanda e cetës përbëhej nga, 
Komandant çete Haki Rushiti, zëvendëskomandant, Muharem Demi, komisar Taho Sejko, zëvendëskomisar, Sami Murati, komandant prapavije, Ramadan Zejno. Ditët e para të krijimit të saj, Ceta “Camëria” kishte në radhët e saj 50-60 vetë për t’u rritur më vonë në numër me 350 vetë. Shumica e luftëtarëve dhe komandantëve të këtij njësiti luftarak ishin nga gjithë krahina e Camërisë, Konispoli e gjithë fshatrat përreth kurse një pjesë e vogël nga erdhi Delvina dhe Kurveleshi. Aksionet luftarake të Cetës “Camëria” kundër okupatorëve italo-gjermanë mbulonin gjithë Jugun e Shqipërisë. Disa nga aksionet më në zë të Cetës “Camëria” ishin lufta për marrjen e postave ushtarake të Sopikut dhe Zminecit, ku të gjithë karabinierët italianë u dorëzuan dhe nga ata u zu një sasi e madhe municionesh luftarake, që më vonë do të kthehej në bazën luftarake për rezistencën e famshme Frontale 55 ditore të Konispolit.

Lufta e Konispolit renditet si lufta më e ashpër dhe më e pabarabartë ku ceta “Camëria “me heroizëm të pashoqe i bëri ballë për 55 ditë, 5 gusht – 28 shtator 1943, fuqisë ushtarake gjermane, që vinte nga Greqia dhe kërkonte të hynte nëpërmjet Qafë – Botës në Jug të Shqipërisë. Për këtë ajo është cilësuar si një Stalingrad i vogël. Kjo çetë u bë bazë për formimin e batalionit partizan “Camëria” ku së bashku me batalionet e tjera që vepronin në Sarandë formuan formacionet më të mëdha si Brigada e 19 Sulmuese, që u quajt edhe Brigada e vëllazërimit shqiptarë e minoritarë, Grupi i IV Partizan.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...