Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Gjashta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike, në afërsi të shkollës në fshatin Gjashtë dhe në qytetin e Sarandës, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gjashta”. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Arbër Halluni, 29 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Arbër Halluni dhe kontrollit fizik në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 8.100 euro, 350.000 lekë të rinj, një automjet dhe një aparat celular. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...