Skandal nga gjykata greke/ Ulet dënimi për 12 gardianët e burgut që torturuan deri në vdekje Ilia Karelin

- Advertisement -

Gjykata e Apelit në Athinë ka bërë një lehtësim sa i përket masës së dënimit me burg që është dhënë për 12 gardianët e burgut që torturuan shqiptarin Ilia Kareli derisa ky i fundit ndërroi jetë. Dënimi i mëparshëm ishte 5 deri në 7 vite burg për secilin prej tyre ndërsa pas rishikimit në Apel ata do të bëjnë vetëm 3 vite burg secili.

Gjykata vendosi kështu duke marrë parasysh raportet e administratës së burgut për sjellje të mirë të gardianëve të dënuar.

Një i dënuar i trembëdhjetë, pikërisht roja i jashtëm i burgut, i dënuar më herët me tre vite burg, tani thjesht do të jetë i pezulluar nga puna me akuzën e “cënimit të dinjitetit të administratës së burgjeve”.

Ilia Kareli vdiq në burgun e Nigritës në Greqi në mars të vitit 2014 pasi ishte transferuar atje nbga Malandrino.

Kamerat e sigurisë fiksuan gjithçka bënë gardianët e burgut, të cilët përmes torturave i shkaktuan vdekjen shqiptarit të dënuar. Pamjet shkaktuan reagime të forta në Shqipëri, megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për Apelin e Selanikut që t’i marrë me të mirë gardianët torturues deri në vdekje duke i bërë ata që të gëzojnë lirinë shumë shpejt.

Ky është rasti i radhës ku drejtësia greke operon me standarde të dyfishta ndaj shqiptarëve, pasi ka qindra të dënuar shqiptarë që po bëjnë nga 15-20 vite burg në Greqi vetëm se janë kapur me disa gram lëndë narkotike në makina apo trup, ndërkohë që 12 persona, të vërtetuar se ishin fajtorë për tortura deri në vdekje të një të burgosuri, të fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë, mëshirohen me vetëm 3 vite burg.

/sarandalife.al/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...