Si do jenë plazhet private në 2022? – Vendimet e Qeverisë: parcela më të vogla, deri 50 m2, me 10% hapësirë shërbimesh

- Advertisement -

 

Duket se Qeveria po përgatitet për sezonin turistik. Pas një vendimi që u bë public në ditët e para të këtij viti, ku përcaktoi sipërfaqet e reja të plazheve private në gjithë bregdetin, Këshilli i Ministrave ka miratuar më 26 janar edhe sipërfaqet ashtu si dhe mënyrën e aplikimit për licencat për strukturat e shërbimit për çdo parcelë.

Përmes një vendimi të publikuar këtë javë në Fletoren Zyrtare Këshilli i Ministrave përcakton se sipërfaqja e lejuar e strukturës së shërbimit mund të jetë deri në 10 (dhjetë) % të të gjithë sipërfaqes së miratuar të stacionit të plazhit, por, në çdo rast, nuk mund të tejkalojë sipërfaqen totale prej 60 (gjashtëdhjetë) m2. Vendimi detyron gjithashtu subjektet që, kur bëjnë kërkesën për menaxhimin e stacionit të plazhit, duhet të ngarkojë në momentin e aplikimit në portalin e-Albania edhe projektin arkitektonik, shoqëruar me relacionin përkatës, si dhe foto të zonës ku kërkohet të ndërtohet struktura e shërbimit.

Më herët Këshilli i Ministrave ka miratuar një ndryshim që do të ndikojë jo pak mënyrën si do organizohen plazhet private në sezonin turistik që kemi përpara. Përmes një ndërhyrjeje në rregulloren për Kushtet dhe Kriteret e Ushtrimit të Veprimtarisë së Stacioneve të Plazhit të miratuar në vitin 2019, ka zvogëluar ndjeshëm sipërfaqen e parcelave të cilat do u jepen në përdorim privatëve. Kjo rregullore përcakton se sipërfaqet e stacioneve nuk mund të jenë më të vogla se 200 metra katrorë, sipërfaqe që me ndryshimet e fundit ulet në 50 metra. Nga ana tjetër, ka rritur sipërfaqen maksimale të parcelave që do përdoren nga privatët nga 5 mije metra në 6 mijë metra katrorë.

Të pandryshueshme mbeten përcaktimet e tjera të funksionimit të plazheve private sic janë distancat mes çadrave apo nga vija e ujit. Stacionet e plazheve duhet të ketë në dispozicion të pushuesve një dush me ujë të ëmbël për çdo 100 çadra si dhe të jetë i pajisur me shërbimet higjienike, kabinat e zhveshjes zonën e ndihmës së shpejtë për pushuesit,
/ SCAN /

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...