Do të ‘çuditeni’ nga temperaturat që iu presin ditët në vijim në Shqipëri, paralajmërojnë meteorologët: Shihni se çfarë po ndodh me motin në vendin tonë

- Advertisement -

 

Nata e sotme pritet të jetë mjaft e ftohtë dhe me acar polar, ndërsa nga dita e nesërme do të kemi rritje graduale të temperaturave si në vlerat minimale po ashtu edhe në ato maksimale. I “ngrohti pranveror” që ka përfshirë Evropen juperëndimore dhe pjesë të Evropes perëndimore pritet që herë pas here të përfshijë edhe Ballkanin gjatë ditëve të ardhshme duke shkaktuar rritje të temperaturave.

Ngritja e temperaturave do të ndjehet edhe gjatë netëve dhe mëngjeseve të ardhshme me përjashtim të mëngjesit të nesërm i cili pritet të jetë mjaft i ftohtë dhe me temperatura minimale nga – 4 deri në -10 gradë Celsius.
Rritja e temperaturave do të ndërpritet nganjëherë nga fronte të dobëta të ftohta ajrore nga veriu, por nuk pritet ndonjë front i fortë që do të ndikonte në ndryshimin e madh të motit. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 6 deri në 9 gradë Celsius, kurse javën e ardhshme ato pritet të rriten deri në 13 gradë Celsius, madje ndonjë ditë ato mund të shkojnë deri në 15 ose 16 gradë Celsius.
/MeteoBallkan/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...