SHUANI KURESHTJEN. SI E HOQEN DELVINEN NGA QENDER

- Advertisement -

Si e hoqën rrethin nga Delvina dhe e çuan në Sarandë.Për këtë ju vemë në dispozicion një dokument arkivor shumë interesant, që ka të bëjë me një enigmë që ka ngritur shumë pikëpyetje tek delvinjotët, pikëpyetje këto që kanë ngelur pa përgjigje edhe sot. Si u bë e mundur ikja e rrethit në vitin 1957 nga Delvina dhe shkoi në Sarandë? Si u argumentua nga institucionet shtetërore të asaj kohe një lëvizje e tillë? A pati kundërshtime për këtë veprim? Të gjitha këto pyetje pas 64 vitesh gjejnë përgjigje në këtë dokumentarkivor që mban vitin 1957. Mos e humbisni rastin ta mësoni…

RELACION
MBI TRANSFERIMIN E QENDRES SE RRETHIT NGA DELVINA NE SARANDE

Kryesija e Komitetit Ekzekutiv të k.p të Qarkut

Gjirokastër me shkresën nr. 1/240 të 15 / V / 1957, ka kërkuar Presidiumit të Kuvendit Popullor si dhe Kryeministrisë transferimin e qendrës së rrethit nga Delvina në Sarandë, duke e motivuar si më poshtë vijon: “Ka kaluar më shumë se një vit, që kur qendra e rrethit të Delvinës, në bazë të propozimit tonë dhe me vendimin e marrë në sesionin e III të Kuvendit Popullor, kaloi nga Saranda në Delvinë. Nga praktika e punës së përditëshme dhe nga vetë perspektiva e zhvillimit të mëtejshëm që ka qyteti i Sarandës del se propozimi ynë për t’u caktuar Delvina si qendër e dy rretheve të bashkuara ka qenë i pastudjuar mirë dhe pikërisht për këto arësye: Qyteti i Sarandës si port dhe prej natyre me pamje të hijëshme është një qytet i ri dhe në zhvillim e sipër. Eshtë nga qytetet më të bukura të bregdetit tonë, që në perspektivën e zhvillimit të agrumikulturës konformë vendimeve të Plenumit të Shkurtit të Komitetit Qëndror të Partisë, do të bëhet qendër kryesore e eksportit të këtyre prodhimeve: këtë rol luan edhe sot porti i Sarandës për eksportin e gjithë prodhimeve të Vurgut, të bregdetit, të krahinave të tjera të rrethit e të Qarkut si pambuku, orizi, vaji i ullirit, bulmetra bile dhe qymyri guri i Memaliaj.Për përpunimin e këtyre prodhimeve Saranda ka edhe disa ndërmarrje industriale.
Për avantazhet që ka Saranda nga ana natyrale dhe dhe për vetë faktin se është shumë afër Qendrës Arkeologjike të Butrintos është në të njëjtën kohë dhe një qendër turistike me rëndësi. Gati të gjithë turistët që vinë në Shqipëri e po ashtu dhe vizitorë, miq e të ftuar të huaj që vinë në vendin tonë e vizitojnë vazhdimisht Sarandën. Me fillimin e bonifikimit të Vurgut në Sarandë, është caktuar dhe qendra e kantierit të këtyre punimeve të mëdha dhe vetëvetiu të ketë keni edhe një lëvizje më të madhe. Qënia e qendrës së rrethit në Delvinë në këto kondita të zhvillimit të Sarandës nuk ka më asnjë kuptim pse ajo mbetet larg kontrollit, ndihmës dhe drejtimit t’organeve të Partisë dhe të pushtetit të rrethit, me një komitet ekzekutiv qyteti me organikë të pakët dhe natyrisht me kompetenca shumë të kufizuara nuk mund të drejtohet dhe të zhvillohet, si përfundim mbetet si vend pa zot. Edhe pretendimi se Delvina është në qendër të rrethit nuk është shumë me vend, se gati të gjitha krahinat e rrethit lidhen me rrugë automobilistike dhe distanca midis Delvinës dhe Sarandës nuk është shumë e madhe, bile po të shohim largësinë e kthesës që lidh pjesën më të madhe të Vurgut e krejt lokalitetet Theollogo, Jermë, Hoxhë, Konispol ( Shën Jan- Delvinë, Shën Jan- Sarandë), është gati e barabartë. Ndofta largohet pak krahina e Rrëzomës dhe e Dhrovjanit, por afrohet mjaft bregdeti e pellgu i Mursisë që komunikon dhe me det me Sarandën. Mbështetur mbi sa më sipër lutemi që cështja të studjohet edhe njëherë nga ana e atij Presidiumi për të transferuar pëfundimisht qendrën e rrethit nga Delvina në Sarandë. Shtojmë se së bashku me këtë ndryshim të ndërhyhet edhe nga ana e juaj për të transferuar Komandën e Brigadës së Kufirit nga Saranda në Delvinë, pse kshtu do të lirohen shumë godina që mbahen prej saj për zyra dhe banim t’efektivit. Nga Delvina Brigada e Kufirit ndërlidhet mirë me sektorët kufitarë q’ajo ka në territorin tokësor, pasi për bregdetin ka komandë të vecantë që do të vazhdojë të mbetet në Sarandë. Me këtë lëvizje do të zgjidhet edhe problemi strehimit në Sarandë qoftë për familjet e aparateve të rrethit dhe për zyrat, natyrisht me shumë vështirësi ashtu sic ndodhen edhe sot në Delvinë. Propozimin tonë e mbështesim dhe n’aprovimin e plotë të Byrosë së Komitetit të Partisë të Qarkut dhe në atë të vete rrethit. P.KOMITETIN EKZEKUTIV K.P. QARKUT
KRYETARI
(Bexhet Mema)d.v

Shkresa Nr.1/240 Dt.15/V/1957. –

Vërejtjet e aparatit:
Nuk jam dakord që qendra e rrethit të vejë në Sarandë për arësye se qendra e rrethit është Delvina.Nga Delvina mund të drejtohen më mirë problemet e fshatit.

ZV/ KRYEMINISTRI
(GOGO NUSHI)d.v

Dakt.D.Xh.
26/VI/1957.

 

sarandalife.al

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...