- Advertisement -
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin V. Gj., 55 vjeç, banues në Metoq, Sarandë, pasi u konstatua duke shtuar një sipërfaqe me konstrukt betoni, në një godinë në pronësi të tij, pa lejen e organeve kompetente. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.