Shqiptarja kapet me një terrorist turk: Në makinë kishin 23 kg heroinë me vlerë 1.7 milionë euro

- Advertisement -

Një turk me 23 kilogramë heroinë është lokalizuar dhe arrestuar në Krystallopigi të Follorinës. Ai është pjesëtar i guerrilasve kurdë dhe u nis për në Greqi me probleme të rënda ligjore me vendin e tij. Kundërshtari i qeverisë turke, mësohet se synonte të fitonte 1.725.000 euro nga shitja e drogave të forta në Selanik dhe Athinë.

Sipas mediave greke rezulton se ndaj 42-vjeçarit me origjinë turke ishte në pritje një urdhër-arresti nga vendi i tij pasi përballej me akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë të paligjshme terroriste.

Në dosjen e çështjes thuhet gjithashtu se ai ka marrë pjesë në një një rrjet të mirëorganizuar të trafikut të drogave të forta dhe heroinës, i përbërë nga shtetas turq dhe shqiptarë”. Në momentin kur ai është arrestuar ka qenë i shoqëruar me një 32-vjeçare shqiptare, vetë ai po drejtonte një makinë me të cilën transportonte sasi të mëdha droge, nga Selaniku në Athinë. Në momentin e lokalizimit të makinës nga policia, u krye një hetim i detajuar i cili rezultoi se shqiptarja e arrestuar posedonte dy pako me kokainë me peshë dy kilogramë e njëqind gramë.

Situata mori një kthesë edhe më dramatike kur në bagazhin e makinës u gjetën dhe u konfiskuan dy çanta shpine të zeza. Në njërën u gjetën 11.335 gramë heroinë dhe në tjetrën 11.668 gramë heroinë. Por jo vetëm kaq pasi në automjet kishte ndër të tjera një celular të vjedhur iPhone, shumën prej 400 eurosh dhe një urdhër arresti për gjykatën penale të Stambollit. Urdhri, i lëshuar vitin e kaluar, e akuzon atë për “pjesëmarrje në një organizatë të armatosur terroriste”, në veçanti PKK-KCK kurde. Mbetet për t’u hetuar arsyeja e saktë pse turku i akuzuar për trafikim të një sasie të madhe droge u largua nga vendi i tij.

/sarandalife.al/

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...