Hedhja në erë me një sasi të konsiderueshme tritol e hotel “Bizantit” në Sarandë, ka shkaktuar dëme materiale të shumta në të gjithë zonën buzë detit.
Këtë restorant e ndante me hotel “Bizantin”vetëm një gardh druri. Dëmet materiale aty janë në çdo m2. Puna për të shpëtuar çfarë të mundeshin dhe të restauronin pjesën tjetër nisi që ditën e shkatërrimit.
Deri më tani administratori i këtij restoranti ka restauruar fasadat, ndërsa nga përllogaritjet e deritanishme nga kostoja totale e rindërtimit do të shkojë në 30 mijë euro, shprehet biznesmeni Ilir Pepa për dëmet në restorantin e tij
Apeli i bizneseve u shkon autoriteteve ,për kompesim të dëmit në mënyrë që të kenë mundësinë të hapin subjektet e tyre për nisjen e sezonit turistik.
Bizneset në vijë të parë janë të parët që çelin sezonin turistik në datën 1 maj, por pas shpërthimit që shkundi Sarandën nuk ka një datë për hapjen e këtyre bareve dhe restoranteve.