Shpërthim i fuqishëm në shëtitoren e qytetit(Video)

- Advertisement -

Mëngjesin e sotëm rreth orës 06, një shpërthim i fuqishëm tronditi qytetin e Sarandës. Ky shërthim u dëgjua  në të gjithë qytetin. Bëhet fjanë për hedhje në erë të një hoteli që është në pronësi të një qytetarit sarandiot Pipo Çabiri. Dëmi i shkaktuar është shumë i madh pasi godina e hotelit është shndëruar në një gërmadhe, a thua se gjëndesh në zonën e tërmetit në Turqi. Dëme të konsiderueshme pati edhe në lokalet dhe bisneset rreth hotelit. Shëtitorja frekuentohet shume në orët e para të mëngjesit nga qytetarë që ç’do ditë zhvillojnë aktivitet fizik, ecje, vrap. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në këtë shpërthim, pasi autorët janë kujdesur që të mos shkaktojnë ndonjë tragjedi njerëzore. Autori i videos na thotë se ishin rreth 500 m larg duke bërë ecje dhe dëgjuam një shpërthim të fuqishëm dhe ndjemë se si vala goditëse na shtyu disa metra larg dhe një tym i zi u përhap me shpejtësi. Policia erdhi menjëherë në vëndngjarje  dhe sekuestroj pamjet filmike për të zbuluar autorët e këtij krimi ekonomik.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Policja që suprizon si këngëtare( Video)

Behije Dida, sarandiotja që shërben në rradhët e policisë...

Ramis Husi nënprefekti i ri në Sarandë. Mirosh Birjani sekretar organizativ i PS, Sarandë (Video)

Ramis Husi është tashmë nënprefekti i Sarandës. Ramis Husi...

Merr flakë magazina në katin e parë të një objekti 5-katësh në Metoq (Video)

Një zjarr ka rënë në një magazinë me materiale...