Bashkia Delvinë nderon Vera Çeçon (Video aktiviteti)

- Advertisement -

Të dielën, Bashkia Delvinë nderoi me titullin “Qytetar Nderi” një nga gratë me shembullore të biznesit dhe jetës qytetare aty, Vera Çeço.

Në një event me natyrë  sa ceremoniale aq dhe festive, gruaja e njohur e Delvinës morri dhe një vlerësim zyrtar pos atij që qyteti ia ka dhënë në vite.  Vera Çeço, një çame e shquar e Delvinës, gëzon një unanimitet qytetar si një grua me vlera të spikatura, një bizmesmene e suksesshme e bimëve medicinale, por dhe një kontribuese humane.Kryebashkiakja Majlina Qilimi tha se ishte e privilegjuar që t’i jepte znj. Çecoc titullin “Qytetare Nderi”.Edhe Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj përcolli fjalë të zgjedhura për Vera Çeçon, duke lajmëruar dhe një ditë të veçantë në kalendarin e Delvinës, e cila do lidhet dhe me biznesin e kësaj gruaje.Vetë Vera Çeço u shfaq e mocionuar dhe e ngazëllyer nga vlerësimi që po i bëhej.Kujtojmë se prej vitesh, Vera Çeço financon mamografinë për gratë e Delvinës, si dhe ndihmon parreshtur persona në nevojë.Ndaj dhe në vizitën e pak javëve më parë të Presidentit Begaj në Delvinë, Finiq e Sarandë, një ndalesë e gjatë e kreut të shtetit do ishte pikërisht në biznesin e bimëve medicinale të Vera Çeços, duke u njohur e biseduar gjatë me këtë grua, ndarë me të me përshtypjet e mbresat më të mira.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...