Lamtumirë “Aktori i madh i roleve të vogla”, Lek Mosi (Video)

    Nga Vangjel Agora   

- Advertisement -

Nëse ka qenë dikur një aktor në trupën e Estradës profesioniste të Sarandës i cili ka
spikatur me role të vogla, karaktere dhe që mund të identifikohet më së miri
me shprehjen ”aktori i madh i roleve të vogla”, ky ka qenë aktori Lek Mosi i cili është ndarë sot nga jetanë moshën 97 vjeçare në qytetin e Shkodrës.

Leka ka lindur në qytetin e Shkodrës. Ai rrjedh nga një familje patriote shkodrane.
I jati i tij, një intelektual i kohës, në vitet 20, është shpërngulur në qytetin e Sarandës
ku kaloi dhe pjesën më të madhe të jetës në këtë qytet. 

Leka në moshën e tij të re ka punuar si infermier në Spitalin e Sarandës. Pjesëmarrja në lëvizjen amatore teatrale të qytetit e evidentoi atë si një talent me aftësi të rralla aktoriale, sidomos në role karakteresh.Kjo dhunti i mundësoi atij aktivizimin fillimisht si amator dhe më pas si aktor
profesionist në Estradën e Sarandës.

Mund të them me bindjen e plotë se ishte aktori më interesant dhe më
i talentuar i trupës së Estradës së Sarandës, që do ta kishin zili edhe trupat e tjera të estradave të vendit.

Tipik dhe i prerë për karaktere “meskinësh”, “indiferentësh” dhe personazhesh të “mbyllur në vetvete”, që shikonin vetëm “interesin e tyre”. Tepër i natyrshëm në interpretim dhe shumë i dashur për spektatorin.
Me një zë karakteristik, interesant, të një njeriu që duket sikur “flet me veten”.

Janë të shumta karakteret e interpretuara prej tij, të cilat kanë përcjellë humor, gaz dhe harenë shfaqjet e ndryshme të estradës sonë. Ai krahas punës si aktor ka punuar edhe
si magazinier në trupën e Estradës deri në daljen e tij në pension.

Mbas daljes në pension familja e tij u rikthye në qytetin e Shkodrës ku kaloi dhe pjesën tjetër të jetës.Gjatë gjithë jetës dhe punës së tij është karakterizuar nga një korrektësi, disiplinë e rregull të veçantë,duke qenë shembull për të gjithë artistët e estradës.

I kudo ndodhur dhe i pa përtuar për të ndihmuar kolegët e tij. Ndarja nga jeta është një humbje për komunitetin e artistëve të qytetit, të cilët me këtë rast, shprehin ngushëllimet tyre familjes Mosi. Në prill të vitit 2012 me rastin e 50-vjetorit të krijimit të Estradës profesioniste të Sarandës, Lek Mosi nuk mundi të vinte dotë dhe dërgoi këtë mesazh përshëdetës me video.

sarandalife.al i shpreh familjes së tij ngushëllimet më të sinqerta.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...