Paraditen e sotme punonjës të Ndërmarrjes së gjelbërimit të Bashkisë Sarandë vazhduan pastrimin e mbeturinave dhe plehrave të hedhura në anë të rrugës nacionale, poshtë rrugës që kalon për në brëndësi të fshatit Gjashtë.

Së bashku me punonjëset e gjelbërimimit në pastrimin e zonës morën pjesë edhe Kryetari i Bashkisë z. Adrian Gurma, Prefekti i Qarkut Vlorë z. Flamur Manaj, n/preffekti Mirosh Birjani si dhe zv. Ministrja e Turizmit Vilma Bello.

Përfaqësuesit e pushtetit, bënë dhe sugjerimet përkatëse, për të ndikuar në minimizimin e këtij fenomeni. U theksua vendosja e tabelave, ku të shkruhet ndalimi i hedhjes së mbeturinave, vendosjen e kamerave etj. Vetë banorë të Gjashtës në prononcimin e tye, theksuan papërgjegjshmërinë e një pjesë prej tyre
, në një kohë kur bashkia ka vendosur kosha në rrugët e fshatit. Gjithsesi një banor i zonës, jashtë kamerës, kërkoi shtimin e kazanëve të grumbullimit të plehrave, për të prerë këtë fenomen negativ. Dhe pak kohë dhe fillon sezoni turistik dhe turisti nuk duhet të përballet me zona dhe mjedise të ndotura, të cilat japin një impakt jo pozitiv në komunitet.
