Shpërndante kokainë dhe kanabis në Ksamil, arrestohet 42-vjeçari

- Advertisement -

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë 42-vjeçarin Klaudio allias Drini Kroj, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Sipas policisë 42-vjeçari shpërndante kokainë dhe kanabis në zonë. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lëndët narkotike, 1 aparat celular dhe 1 motomjet. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve“.

I arrestuari njihet me pseudonimin “Pipuli”. Ai është dënuar edhe dy herë të tjera më herët. Arrestimi i parë ka ndodhur në vitin 2013, ku është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg me kusht për posedimin e 151 grami marijuanë gati për shpërndarje. Po ashtu, ai është dënuar dhe në vitin 2017, me 2 vite e 8 muaj burg për “trafikim të mjeteve motorrike”. Njoftimi i Policisë: Sarandë/Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Arrestohet në flagrancë një 42-vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, i cili posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe kanabis. Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 1 aparat celular dhe 1 motomjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin:
K. K. alias D. K., 42 vjeç, banues në ne Ksamil, Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, duke shpërndarë lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në zonën e Ksamilit.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe 1 motomjet. 
 Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /sarandalife/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...