Një autobus me kapacitet 18 vende, prodhim i vitit 2020 ishte dhurata që Bashkia Afyon në Turqi si dhe Fondacioni Alsar dhuroi sot për nxënësit e shkollës, të bashkisë Konispol. Kjo dhuratë vjen pas një mjeti ambulacnë e pajisur me gjithë mjetet e nevojshme për sherbim në raste urgjence, kompjutera për shkollën e mesme por edhe mjeteve të pastrimit.
Kryebashkiaku Shuaip Beqiri priti me këtë rast në bashki Ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yörük me ekipin e tij si dhe presidentin e fondacionit, Alsar Mehdi Gurra. Kryetari Beqiri u shprehu miqve turq falënderimin ndaj qeverisë Turke,Bashkisë Afyon si dhe Fondacionit Alsar për mbështetjen deri tani në infrastrukturën shkollore, shëndetësore dhe atë të pastrimit publik.
/sarandalife/