Shpella e Shën Marinës 40 mijë vjecare në grykën e Bogazit

- Advertisement -

Ndodhet në Grykën e Bogazit, në anën jug-lindore të Malit të Milesë. Nga rruga automobilistike dallohet me sy të lirë. Ajo është një shpellë natyrale e krijuar në formacione gëlqerore dhe ndodhet në një terren të thepisur, që është shumë e vështirë për t’u futur në të pa ndihmën e një shkalle. Ka dimensione 6 metra lartësi, 3.5 metra gjerësi dhe 7 metra thellësi. Shpella e Shën Marinës në Grykën e Bogazit i takon periudhës së hershme paleolite.

Shpella u zbulua nga një mision italian në vitin 1930, i cili nën udhëheqjen e arkeologut Luigji Kardini bëri gërmimet e para duke zbuluar gjetje të rëndësishme arkeologjike, që hidhnin dritë mbi lashtësinë e Shpellës së Shën Marinës, 40.000 vjet më parë.

Në të janë gjetur dy kruese prej stralli, një bri e një dhie të egër dhe një vatër zjarri, të përafërta me ato që janë zbuluar me shumicë në sipërfaqen e stacionit të Xarrës (Xarra II) dhe në shpellën e Kreshmoit të Konispolit.
Në anën e majtë të shkëmbit, në pjesën e lëmuar,ekziston një pikturë murale e dëmtuar, që i takon një shënjtori të periudhës mesjetare.


Mbas vitit 1990 përfaqësues të Kishës Ortodokse ndërhynë duke ndërtuar këtu një shkallë të drunjtë për lehtësimin e aksesit për besimtarët dhe vizitorët.

Shpesh herë grupe të ndryshme turistike vëndas dhe të huaj, vizitojnë këtë monument kulture, duke ndjekur rrugën automobilistike Sarandë-Konispol, para urës së Bogazit në krahun e djathtë lart, pasi marrin një monopat për të shkuar në Shpellën e Shën Marinës. Eshtë monument që rrit kuriozitetin dhe kërshërinë e turistëve për ta vizituar.
Eshtë shpallur Monument Kulture në 5 janar të vitit 1963.
Vladimir Kodhelaj

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...