Sarandioti Noti Llambraqi, ky sfinks që sfidoi vdekjen

- Advertisement -

Panajot Llambraqin, ose Notin, e njohin të gjithë sarandiotët.Bëhet fjalë për duarartin e heshtur Noti Llambraqi, i cili kur ishte ende dhjetëvjecar nisi të punojë pas të atit si ndihmës marangoz. Po ditë pas dite çiraku i vockël në trup e moshë do ia kalonte edhe ustait, babait të tij, që njihej si burri fjalëpak po punë shumë. Kur Notia mbushi njëzetë vjeç arriti të fitonte emrin mjeshtëri që çfar i shikonte syri ia bënte dora
Tërë jetën në ndërmarrjen e shërbimeve të qytetit i kudondodhur, ai shumë shpejt do të bëhej njeriu më i kërkuar, pasi bashkëqytetarët e tij kishin besim jo vetëm për punën tërë merak dhe mjeshtëri po edhe si një njeri që mund t’i besoje çelësat e shtëpisë dhe kasafortat e dollapët hapur, pasi Notja ishe modeli i urtësisë dhe sinqeritetit.
Askush nuk tha një fjalë të keqe për ustanë tonë duarartë,
Kështu u rrit Noti Llambraqi me çekiçin, sqeparin, zdrukthin, gozhdët në çantën e tij të dorës duke ecur nëpër rrugët e Sarandës sipas kërkesave. Nuk ka familje që të mos ketë hyrë ustai fjalëpak e punë shumë ky mjeshtër i njohur, i cili atje ku vendoste dorën e bënte punën me pasion dhe rregullësi pastër dhe të fortë
Usta Noti u shqua për gjetjet e tij në shtrimin e dyshemeve, bërjen e dritareve, portave të pavdekshme, të cilët jetojnë edhe sot dhe prishen vetëm atëherë kur familjarët zgjedhin të bëjnë rikonstruksionin e banesës.
Është dora e artë e usta Notes, që e ka veçuar atë si një nga mjeshtrat që ka lënë kujtimet e tij përmes punës së pafund e i papërtuar në tërë jetën, pa u lodhur asnjëherë, pa thënë kurrë jo dhe duke vendosur kudo në punë, shpirtin, zemrën dijet dhe mjeshtërinë e pakonkurueshme nga askush tjetër që punoi krah tij.
Ishte i vetmi mjeshtër, që e kërkonin të gjithë sepse ai zgjidhte edhe punët e vështira, që kërkonin mjeshtëri dhe durim të jashtëzakonshëm. Këtë mund ta bënte vetëm një njeri dhe usta si Notja, që i kishte duart të arta dhe mendjen gjithnjë në punë për gjetje dhe novatorizëm për të bërë më të mirën.
Po jeta nuk është kurrë vaj dhe nuk ecën asnjëherë në të njëjtën trajektore në një vijë të drejtë, përkundrazi ka ngjitje zbritje dhe në disa raste të vështira.
Kështu ndodhi edhe me Noten tonë, i cili me plot gojën mund të quhet një sfinks që ka sfiduar vdekjen
Ishte viti 2005 kur mjeshtri Noti u sëmur shumë rëndë nga një sëmundje nga e cila pak ia kanë dalë t’i rezistojë.
Po Notja ndoshta nuk ka asnjë të ngjashëm në jetë.
Pasi u sëmur shumë rëndë u detyrua të shtrohej në sherbim intensiv në një spital në Athinë. Me ditë e javë të tëra mjekët bënë gjithcka po pa rezultat. Me mjekime të specializuara skaner e rezonancë manjetike, masazhe të intensifikuara nga specialistë të përkushtuar po asgjë nuk u arrit dhe mjekët u kërkuan familjarëve ta merrnin në shtëpi në Sarandë pasi nuk kishte asnjë shans për të jetuar.
Dhe pas disa muajsh në atë gjendje të pashpresë për jetën e sollën Noten në shtëpinë e tij këtu në Sarandë, atje ku u lind dhe u rrit, për të kaluar ditët e fundit të jetës.
Po çuditërisht nuk ndodhi ashtu sic edhe ishin shprehur edhe mjekët. Në luftë për jetën i shtrirë në shtrat në kushtet e një paralize Notja mori një vendim të rëndësishëm. Duke ecur zvarrë këmbë e duar, herë vetëm e herë i ndihmuar iu drejtua detit, atje tek gjiri i centralit nga marsi deri në dhjetor pa u ndalur asnjë ditë.
Javë pas jave, muaj pas muaji në ujin e ftohtë të dimrit apo në të nxehtin e verës, në shi e mjergull, në rërë e nën diellin përvëlues nisi pak nga pak të rehabilitohej.
Dhe nga ecja këmba doras ia arriti të sfidonte sëmundjen dhe të flakte tej atë sëmundje që rrallkush ia arrin ta sfidojë.
Po Notja jo vetëm që ia arriti po edhe e sfidojë sëmundjen dhe aleat për ta mundur atë veç kurajos ishte deti Jon, deti çudibërës, kura më e vlefshme që i dha mjeshtrit tonë forcën për të sfiduar të pamundshmen, të sfidojë vdekjen dhe fitojë jetën
Historia e jetës së Note Llambraqit është e pangjashme me askënd tjetër,
Këto ditë e takon nëpër rrugët e qytetit apo në ndonjë nga baret me gotën e verës, pijen e tij të proferuar dhe kupton se vetëm një njeri si Notja mund ta mundëte vdekjen. Të sfidojë sëmundjen dhe të fitojë mbi të.
Dhe sot ai është shembulli që na tregon se vullneti dhe dashuria për jetën janë armët për të sfiduar vdekjen.
Notja është nga të paktët që sfidoi vdekjen në emër dhe dashurisë për jetën. Ky është njeriu i mirë, mjeshtri duarartë sfidanti dhe fitimtari mbi vdekjen.
Dhe këtë e tregon thjesht dhe bukur dhe vetë Notja në intervistën për Sarandalife realizuar nga operatori Vladimir Kodhelaj. Dhe jo vetëm kaq ai është tanimë modeli i njeriut që me stërvitje mund sëmundjen, na thotë Ane Proko, banore e lagjes.

Shpresa Dine
02 Janar 2022

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...