Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e saj artistik, do të përfaqësojë Sarandën në fillim të muajit maj në një takim kulturor – artistik, në Serbi, ku do të jenë pjesmarës dhe grupe të tjera artistike nga shtetet e Ballkanit.


Në përmbajtje të repertorit ky grup artistik ka pjesë instrumentale, valle te tabanit popullor.


Në repertor grupi i violinave ka dhe një pjesë instrumentale të shkëputur nga kolona zanore e një filmi të njohur serb.

Grupi artistik i drejtuar nga koordinatorja Maria Demiri dhe me drejtues artistik Zamir Brinjën, dha në sallën e rikontruktuar bukur të Bashkisë së Sarandës një pjesë
të repertorit që do të shfaqi në Serbi. Kryetari i Bashkisë, z.Adrian Gurma e falenderoj grupin artistik që promovuan të parët këtë sallë të bukur dhe ju uroj atyre suksese në këtë aktivitet. Për të pranishmit u dhanë disa nga numurat artistik të koncertit për në Serbi.

Një falenderim të veçante duhet thënë pë kryetarin aktual të bashkisë Sarandë z. Adrian Gurmen, i cili në fund të mandatit të tij si i Pari i Sarandës, i jep institucionit, artit por edhe më gjërë një sallë tepër moderne dhe funksionale.
- Advertisement -