Sarandë/Jepet masa e arrestit për policin përdhunues dhe tutorin e të miturës

- Advertisement -

Nën masa të rrepta sigurie dhe pa njoftuar paraprakisht familjarë ose media,është marrë nga Gjykata e Sarandës masa për Petraq Rako,oficeri i policisë 63-vjec banues në Mursi Konispol dhe Stefan Koloi,62-vjec banues në Xarrë Konispol.Për të dy është vendosur “Arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve. Ata akuzohen për “shfrytëzim prostitucioni”, “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “prostitucion” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”.Për mediat nuk është bërë me dije as prokurori apo gjyqtari i çështjes.Burime konfidenciale bëjnë me dije se po vijojnë hetimet intensivisht pasi ka dyshime edhe për të tjerë persona që mund të kenë abuzuar me 13-vjecaren.Ndërkohë do të kryhen edhe disa ekspertiza mjekësore e shkencore për të plotësuar elemente të hetimeve që kryhen për këtë cështje.Edhe pse dy të dyshuarit janë kapur në flagrancë,sic u shpreh policia por edhe organi i akuzës, përsëri të dyshuarit në seancë kanë mbajtur qëndrim mohues.Ndërkohë familjarë të vajzës janë shprehur me parë se kishin informacion që vajza e tyre punonte në Ksamil si pastruese. Mësohet se të miturën vinin nga Xarra cdo ditë e merrnin në orën 16.00 dhe e sillnin në 22.00.Por njëherësh nga punonjës të shërbimit social dhe policisë kanë mbajtur më parë një raport ku shkruhej se vajza vishej me rroba luksoze,mbante Iphone 12,kryente make up dhe kishte marrë banesë me qera në Sarandë.E mitura është fëmija i vogël i një familjeje me 7 fëmijë njeri prej të cilëve u ka vdekur.Kjo familje ka ardhur para disa vitesh në fshatin Gjashtë nga Berati.Është familje me të ardhura shumë të pakta,ndërkohë që nëna e fëmijëve është invalide. Banojnë në fshatin Gjashtë në një banesë që e kanë në ruajtje.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...