Iu gjetën mallra kontrabandë në garazh, arrestohet 52-vjeçari në Gjirokastër

- Advertisement -

Një 52-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për kontrabandë mallrash. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet H. N., banues në Gjirokastër, i cili akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”.

Nga kontrolli i ushtruar nga Specialistët e Seksionit për Hetimit e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në garazhin e banesës së tij në fshatin Bodrisht, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme mallrash të ndryshme, kryesisht kozmetike, me mbishkrime në gjuhë të huaja, të pa shoqëruara me dokument përkatës, të cilat dyshohet se kanë hyrë kontrabandë në vendin tonë.

Materialet në ngarkim të shtetasit H. N., i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...