- Advertisement -
Së fundi i kaluan në administrim Bashkisë Sarandë dhe dy rrugë nazionale në territorin e saj. Këto akse rrugore janë segmenti nga Ura e Gajdarit deri ne Gjashte dhe nga Hotel “Butrinti” deri ne kanalin e Cukës.
Me kalimin nga fondi i ARRSH në administrim të Bashkisë, do mund të përmirësohet dukshëm sinjalistika rrugore vertikale dhe horizontale në këto akse të rëndësishme të qytetit turistik të Sarandës.