Matilda Qurku: “…veçse me Partinë Demokratike”

- Advertisement -

Matilda Qurku: “…veçse me Partinë Demokratike”

Matilda Qurku prej 6 vitesh sekretare e PD, dega Sarandë, e ingranuar prej vitesh në politikë dhe në Partinë Demokratike, në një intervistë për Sarandalife, nuk heziton të shprehë pa ndrojë gjykimin e saj për situatën në cilën ndodhet sot PD. Matilda shprehet se është “pro Rithemelimit të Partisë Demokratike,jam pro hapjes së garës,”hipotekimit” të kontributeve dhe vlerësimit të demokratëve,gjëra për të cilat Basha ka folur shumë por si ka zbatuar kurrë”.

Përshëndetje, Matilda
1.
Edhe pse e re në moshë ju prej vitesh merreni me politikë, cfarë ju ka nxitur për këtë?

-Kam më shumë se 10 vite aktive në jetën politike dhe kam filluar të merrem me të sapo mbarova studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës. Në fakt,që në vegjëli më kujtohet që kur vinin zgjedhjet xhaxhai im,na merrte me vete teksa bëheshin takimet elektorale në lagje apo teksa ngjisnim postera.
Ai (xhaxhai) ka qënë pjesë e turmës që rrëzuan bustin e doktatorit Hoxha në dhjetor të 1990 dhe historitë e atyre ditëve na i tregonte shpesh. Na tregonte sesi ishte të rriteshe në diktaturë dhe sesi lindi dielli e shpresa pas datës 08 dhjetor 1990..
Kështu edhe unë vendosa të jap nga vetja për të bërë më të mirën për vendin tim.
2.
Marrja me politikë ka penguar në punën tuaj familjare?

-Është e vështirë për një femër të merret me politikë në një vend patriarkal si Shqipëria por jo e pamundur. Si çdo punë tjetër edhe kjo ka të vështirat e saj,orë e ditë të tëra larg familjes,larg fëmijës apo edhe duke humbur çaste të rëndësishme të tyre,por me pak sforcim dhe me shumë dëshirë mund të arrihet që të kombinohen. Pa diskutim që mbështetja e familjes të jep forcën dhe përkrahjen, që të duhet për të vazhduar,e fatmirësisht unë i kam me bollëk këto nga familja ime dhe mirëkuptimi i tyre ma bënë edhe më të
lehtë punën.
3.
Ju në PD, dega Sarandë keni qënë në forumet drejtuese të saj dhe si e tillë keni kurajon të flisni se cfarë vërtet është bërë në rolin tuaj si PD në Sarandë në opozitë ?
-Ka pa diskutim momente ku PD Sarandë ka bërë opozitarizëm real dhe me vlerë për qytetin,ka denoncuar afera korruptive e abuzime tenderash pafund. Ka protestuar e ka mbështetur protesta të qytetarëve si dhe u ka dhënë zë problemeve reale të qytetarëve të Sarandës. Në 8 vite si Sekretare Dege e them me kokën lartë që PD Sarandë ka qënë e para që ka dalë në deklarata e denoncime kundrejtë abuzimeve të pushtetit qëndror apo atij lokal në dëm të Sarandës.
Kemi rënë pak në heshtje muajt e fundit po mos na e vini re se po merremi me ndryshim bravash,dyersh e meremetime të selisë e s’kemi kohë të flasim për skandalet,buxhetet e punësimet.
4.
Matilda, jeni ju më sekretare e degës së PD, Sarandë, nëse jo pse?
-Zyrtarisht po,jam ende në detyrë.
Them zyrtarisht pasi s’kam asnjë njoftim zyrtar (u bënë gati 2 muaj) nga asnjë organ drejtues i PD qëndrore apo lokale,në fakt tani s’ka më vlerë edhe nëse ma dërgojnë se janë ata tashmë të shkarkuar nga antarësia dhe jo unë. Pra,unë jam në detyrë dhe sëbashku me kolegë po punojmë përditë jo vetëm me demokratët por edhe me qytetarët.
5.
Kohët e fundit edhe ju keni përqafuar të
jeni pjesë e grupit që kërkon rithemelimin e PD ndërkohë që jeni kundër Bashës në krye të PD, pse kjo qasje nga ana juaj? -Po jam pro Rithemelimit të Partisë Demokratike,jam pro hapjes së garës,”hipotekimit” të kontributeve dhe vlerësimit të demokratëve,gjëra për të cilat Basha ka folur shumë por si ka zbatuar kurrë.
Nëse se ka bërë këto 8 vite në krye të opozitës s’ka si ta bëjë në vitet në vijim.Demokratët nuk kanë më kohë për të humbur,sot duhet të ishin duke drejtuar Shqipërinë dhe t’i kthenin shpresën këtij vendi. Janë zgjedhjet e 3-ta që humbet (ndërkohë që në 1 palë nuk mori pjesë fare) dhe ne nuk kemi pse i japim kohë,i kemi dhënë mjaftueshëm, duket se ai nuk ka për të qënë kurrë fitues.
Mendoj se nqs PD-ja donte vërtet ndryshimin, atëherë ndryshimi le të nisë nga vetë ajo, se dakort një Kryeministër 8 vjet është fatkeqësi për Shqipërinë,por dhe 8 vite i njëjti Kryetar opozite është fatkeqësi edhe më e madhe jo vetëm për demokratët por për gjithë vendin.
6.
Matilda, ju  jeni shprehur se në PD e Sarandës nuk ka veprim të vetë demokratëve sarandiotë deri në komandim të faqes nga deputetja Zhupa. Si e komentoni ju këtë? Keni kurajo të flisni? Nëse jo kush ju pengon?
-Në një parti politike bashkëpunimi është çelsi i suksesit. Në historikun e saj Partia Demokratike është administruar nga të gjithë drejtuesit. Mesazhi im është që faqja në facebook është pronë e përbashkët e demokratëve dhe tanimë situata është e tillë që demokratët mendojnë ndryshe nga të zgjedhurit ose të emëruarit e tyre. Pra e drejta është që të pasqyrohet çdo lajm që përbën interes për demokratët.
7.
Me gjykimin tuaj që e njihni mirë Sarandën si familje e vjetër e këtij qyteti, a është personi i duhur personi i caktuar nga Basha për deputete e Sarandës, nëse jo pse…?
-Unë mendoj se personi i duhur nuk caktohet as nga unë as nga kryetari i partisë, por nga propozimet e bazës. Në këto 8 vite propozimet nuk janë marrë asnjëherë parasysh dhe prandaj situata është kjo sot, ndoshta edhe për fajin tonë që në shumicën e rasteve kemi heshtur gjatë viteve me qëllim që PD të ishte e bashkuar.
8.
Cfarë ndjesie të jep dryni në derën e selisë këtu në Sarandë, kur në intervista të ndryshme më jeni shprehur se  kjo seli, këto zyra janë si shtëpia ime.
-Nuk mund ta besoja kur sëbashku me kolegë shkuam të bënim një mbledhje pune rutinë dhe celësi im nuk hapte derën e jashtme.
Kam më shumë se 6 vite si Sekretare Dege dhe celësat që unë zotëroj hapnin jo vetëm derën e jashtme apo zyrën time,por edhe zyrën e Kryetarit të Degës,zyrën e Forumit Rinor dhe çdo derë tjetër brenda asaj selie,por sot nuk vlejnë më pasi nuk hapin as derën e jashtme. Shija është shumë e hidhur dhe bëhet edhe më e hidhur kur në 18 dhjetor na u desh të qëndronim jashtë,në të ftohtë që demokratët të votonin për Referendumin. Por lirisë së demokratëve nuk mund t’u vendosë askush dryn, nuk ka derë që nuk hapet nga demokratët.
Selia nëse nuk gumëzhin nga demokratët nuk ka asnjë vlerë,është thjeshtë një zyrë e braktisur që nesër ata që kanë celësat sot mund t’i vënë edhe tabelën “jepet me qera” se janë mësuar të marrin gjithmonë,nuk dinë të japin.
9.
Jeni e vendosur në qëndrimin tuaj apo keni mëdyshje?
-Asnjë mëdyshje,nëse do të ktheja kohën pas do të bëja po të njëjtat veprime dhe ndoshta do të thosha me zë të lartë atë çka i kam thënë ish-Kryetarit Basha në një sms diku rreth mesit të Majit që tashmë koha më jep të drejtë dhe duket se kam parashikuar atë që po ndodh sot…
10.
Cfarë mendon se do të ndodhë me PD në këtë situatë ku ndodhet?
-PD do t’i rikthehet demokratëve dhe shumë shpejt do të jetë në drejtimin e vendit që Shqipëria të bëhet vendi që ne duam për vete dhe fëmijët tanë.
11.
Ku e gjen veten nesër Matilda në politikë ?
-Padiskutim që në Partinë Demokratike.
Kryetarët ikin e vinë,pozicionet ndryshojnë por kontributet, investimet dhe dëshirën për të dhënë nga vetja nuk ta heq dot askush. Unë kam lindur demokrate, jam rritur nga një familje demokrate, kam shkuar nuse në një familje të përndjekur politik dhe e gjithë kjo rezume nuk mund ta mbyll barazimin
veçse me Partinë Demokratike.
Faleminderit!
Shpresa Dine

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...