- Advertisement -
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, proceduan penalisht për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasin O.S.,37 vjeç , banues në lagjen nr.3 Sarandë, pasi ka goditur me grushte shtetasen K.Ll.,42 vjeçe, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës.
Materialet i kaluan Prokurisë, për veprime të mëtejshme.
