Sarandë/ 5 vite burg për Qemal Selmanin, “Shkojmë për shopping”, me vete 5 kg heroinë

- Advertisement -

Sarandë, 4 vjet e 8 muaj burg për tentativën e trafikimit të 4.87 kg heroinë

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, 53-vjecarin Qemal Selmani të akuzuar për tentativën e trafikimit të 4 kg 870 gram heroinë përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë – Botës. Vendimi është dhënë disa ditë më parë nga Gjyqtari Alban Veçani, ndërkohë që prokuror i ceshtjes ka qenë Ilir Hoxha. Selmani përfitoi ulje të 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, pasi Gjykata kishte kërkuar për të 7 vjet heqje lirie.
Më datë 28.11.2019 duke drejtuar automjetin e markës “Volksëagen” me targë “AA 817 UO” në të cilin udhëtonte edhe bashkëshortja e tij, shtetasi Qemal Selmani është paraqitur në sportelin e Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë me qëllim daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Pasi punonjësi i policisë kufitare ka kryer regjistrimin në sistemin TIMS të daljes nga territori shqiptar të shtetasit Qemal Selmani ka urdhëruar që ky shtetas së bashku me automjetin me targë “AA 817 UO” të paraqiteshin pranë Pikës Doganore Kakavijë me qëllim kalimin e automjetit në fjalë në kontroll të imtësishëm me anë të skanerit. Gjatë kontrollit me skaner të automjetit me targë AA 817 UO u konstatua se “në pjesën e pasme në anën e majtë tek goma në shasi, vërehet një vrimë drejtëkëndore me përmasa 17 x 9cm e cila të çon në një hapësirë në formën e një kutie me përmasa 97 x 25 x 9cm në dysheme në të cilën gjenden 12 pako të lidhura dy e nga dy të bashkuara në gjashtë grupe me natriban me ngjyrë të tejdukshme. Brenda tyre vërehet material i ngurtë me ngjyrë kafe e llojit heroinë. Lënda e dyshuar si lëndë narkotike e llojit “heroinë” pasi u mbyll në qeset e provave iu nënshtrua peshimit të saj ku rezultoi të kapte peshën prej 4.87 kg dhe në vijim u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Nga këqyrja e telefonit që shtetasi Qemal Selmani posedonte me vete, tek i cili ky shtetas përdorte numrin e telefonit shqiptar u evidentua se më datë 27.11.2019 ky shtetas ka shkëmbyer disa sms me një tjetër numër telefonik nga i cili ka marrë një sms të vetme më datë 28.11.2019. Në lidhje me rrethanën e bashkëpunimit nga ana e organit të akuzës u parashtrua se: “rezultojnë prova dhe të dhëna se veprimet e kryera nga i pandehuri janë kryer në bashkëpunim me persona të paidentifikuar, minimalisht një person, hetimet në ngarkim të të cilit janë veçuar në një procedim penal tjetër atë me nr.467 të vitit 2020 që bën fjalë për të njëjtën vepër penale.”

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...