Sarandë/ Arrestohet 36 vjeçari me armë në brez

- Advertisement -

Shërbimet e Forcës së Posatshme “Shqiponja” në bashkëpunim dhe me shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, kanë ndaluar për kontroll shtetasin A. C, në lagjen Nr.3, Sarandë.

Ky shtetas, ka tentuar t’i shmanget kontrollit fizik, duke u larguar me vrap dhe duke hedhur nga çanta e tij e dorës, një armë zjarri pistoletë, por menjëherë është vënë në pranga nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 krehër me fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 36 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Tepelenë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...