SARANDA PRITI FESTIVALIN MBARËSHQIPTAR TË SHAHUT

- Advertisement -

Saranda është bërë vendi pritës i eventit më të madh të shahut në keto 30 vitet e fundit.
Ky Festival organizohet nga Federata Kombëtare e Shahut dhe ka mbështetjen e Bashkisë së Sarandës e të Kryetarit të saj, Adrian Gurma.

Festivali i Shahut ka startuar pasditen e 2 tetorit 2021, në mjediset e Hotel “Mediterrane”. Pjesëmarrës në të janë 14 ekipe: 9 ekipe nga Shqipëria, ndër të cilët 2 nga Saranda, 3 ekipe nga Kosova, si dhe 2 ekipe nga Maqedonia e Veriut.

Çelja e eventit u përshëndet nga Manjola Pilinci, sekretare e Federatës kombëtare të Shahut. Në emër të Kryebashkiaku Adrian Gurma, pjesëmarrësit i përshëndeti përgjegjësi i Klubit Shumësportësh “Butrinti”, Fuat Karalliu.


Festivali Mbarëkombëtar i Shahut do të zhvillohet nga 2-10 tetor në Sarandë dhe do të dëshmojë për nivelet ku ka arritur ky sport në hapësirën shqiptare, si dhe për të ardhmen e tij.
Ai shoqërohet nga interesimi i posaçëm i mediave të specializuara dhe nga mediat vendore.

 

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...