Mblidhet në Sarandë Unioni i Gazetarëve: Fokus kontrata e munguar e punës dhe dy modele pranë nesh

- Advertisement -

Me praninë e Kryetarit të UGSH , Aleksandër Çipa dhe sekretarit të përgjithshëm të këtij Unioni, Xhovani Shyti, u organizua një tryezë me gazetarë të degës së Unionit në Sarandë.
Fokusi i bashkëbisedimit në tryezë ishte “Kontrata e munguar e punës dhe dy modele pranë nesh”, referuar eksperiencave mediatike në Bullgari dhe Itali.
Kolegët gazetarë, sidomos ata të mediave të minoritetit grek, sollën referenca nga funksionimi i sindikatave në shtetin fqinjë, Greqinë. Diskutimet e bëra nga kolegët i shërbyen plotësimit të perceptimit mbi fuknsioninin e tregut dhe marrëdhëniet e punës në median Audiovizive.

Të pranishmit reflektuan eksperiencat vetiake përmes plotësimit të anketës së parapërgatitur nga UGSH.

Tryeza u finalizua me anëtarësimin në degën e Unionit të Sarandës edhe të gazetarëve Loreta Malka e Mentor Serjani, të cilëve u dhanë Press Card, të njohur në Europë për akesesin dhe lehtësirat që u krijohen edhe gazetarëve shqiptarë, që aderojnë në UGSH.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...