SARANDA: E HAPUR PËR PROJEKTE, SIDOMOS ME INSTITUCIONE ARTISTIKE

- Advertisement -

Për  kryebashkiakun Adrian Gurma shetitorja, tashmë ndryshe në qytetin e Sarandës, mund të mos jetë vetëm e tillë. Për vetë hapësirat e saj ajo shumë mirë mund të kthehet edhe në një skenë veprimtarish artistike të qytetit dhe jo vetëm.Kjo ishte në fokus të bisedës që kryebashkiaku pati me drejtoreshën e TOB, Zana Cela në takimin në bashki.

“Atje ku mbaron një sezon, atje nis puna për sezonin pasardhës. Me të njëjtën strategji Bashkia e Sarandës dhe Kryetari Adrian Gurma, programojnë të punojnë edhe për projektet artistike. Ky ishte edhe fokusi i bisedës mes tij dhe drejtores së TOB, Zana Çela. Kryebashkiaku Gurma tregoi për eksperiencën e kësaj vere në fushën e produkteve artistike që u ofruan, si pjesë e paketës turistike, duke e kthyer shetitoren e re në skenë dhe hapësirë koncertesh dhe eventesh. Ai tha se Saranda ka avantazhin klimatik për të qenë pritëse eventesh jo medoemos në stinën e verës dhe se po ndiqen politika nxitëse për muajt joverorë. “Kur një qytet turistik-u shpreh ai- e pasuron ofertën edhe me evente artistike, ajo bëhet e parezistueshme”. Institucioni artistik kombëtar si Teatri i Operas dhe Baletit, për historinë e vet 65-vjeçare dhe me qasjen e tij të re ndaj publikut, u vlerësua si një mundësi e artë bashkëpunimi me Sarandën. “Drejtorja Zana Çela tha se pas rikonstruksionit të TOB, hapet një epokë e re, me shumë sfida. Një prej tyre është sfida që arti i vërtetë të shkojë live te spektatori, sado larg nga metropoli qoftë ai, duke u prezantuar me paketë të plotë, me shfaqje të formatit të madh apo të vogël, me shfaqje teatri, opere dhe baleti, të cilat nuk duan medoemos salla të mbyllura, por jepen edhe në skena të hapura, që Saranda tashmë i ka si askund tjetër dhe ku ka më mirë se ato të jepen open air, përgjatë shetitores. Kryebashkiaku Gurma u shpreh entuziast për këtë bashkëpunim dhe se biseda është në kohën e duhur, për ta programuar mbështetjen me buxhetin e vitit 2022, që ka hyrë në proces përgatitor. Ai shprehu bindjen se sa më cilësore të jenë eventet artistike, aq më shumë shtojmë destinacionet turistike…”, shprehet kryebashliaku Gurma.

Ndërkaq kreu i Bashkisë Gurma ka kërkuar asistencë profesionale nga TOB për t’i dhënë rrugë idesë së tij për rigjenerimin e burimeve njerëzore në bandën frymore të qytetit dhe sidomos për projektin e ngritjes së orkestrës frymore të fëmijëve. Ky ka qenë rasti kur Adrian Gurma tregoi edhe për sfidën e tij në krye të Bashkisë: në fund të mandatit, Saranda të jetë edhe destinacion i dimrit”, shkruhet në faqen e bashkisë.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...