Far West mes Athinës, si u plagos nga policia 35-vjecari nga Saranda

- Advertisement -

Detaje të reja zbulohen lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në mëngjes në Athinë, ku policia greke plagosi me armë një shtetas shqiptar. I plagosuri është Klaudio Budo, 35-vjec, nga fshati Cukë i Sarandës. Në 08.30 të mëngjesit në rrugën “Leoforo Varis”, Budo vodhi fuoristradën “Peugeot” me targa ITE 7218. Drejtuesja e mjetit kishte zbritur për të shkuar në një kioskë aty pranë dhe e kishte lënë makinën ndezur. Budo ka hypur me shpejtësi dhe ka ikur. Fakti që pronarja kishte harruar telefonin brenda, e ka tradhëtuar të riun. Përmes GPS të telefonit policia ka zbuluar vendndodhjen e mjetit. Ai është gjetur disa orë më pas i parkuar në kryqëzimin e rrugëve “Marinis” dhe “Aristotelous”. Policia ka pritur deri sa aty është shfaqur personi që e kishte vjedhur. Sapo ai e ka ndezur, i është bërë thirrje nga policia por ai ka shtuar shpejtësinë dhe ka goditur motorrin e policisë duke plagosur njerin prej efektivëve. Në këtë moment këta të fundit kanë hapur zjarr dy herë me pistoletë duke plagosur në këmbë autorin. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe ambulanca që shoqëruan të plagosurit në spital. Klaudio Budo, i cili u arrestua, rezulton i dënuar më parë në Greqi për “trafik droge” dhe “vjedhje” si dhe ka një precedent për plagosje me thikë në Sarandë në vitin 2015.

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...